
Adrola Dushi tregon punën e saj të parë: Atëherë më vinte turp!
Dritare.net
Adrola Dushi është një nga femrat më të bukura shqiptare dhe ndër modelet më të mira që ka vendi ynë.
E ftuar në “Pop Culture”, ajo prezantoi një anë të vetes që nuk e njihnim më parë. Modelja tregoi se është Rrësheni dhe se ka ardhur në Tiranë në moshën 18-vjeçare, e se jeta e saj atje ndryshon shumë nga ajo që Adrola bën tani. E pyetur si ka qenë fëmijëria e saj në Rrëshen dhe cila është puna e parë që ka bërë, Adrola ka zbuluar detaje mjaft interesante.
“Ideja është që unë jam një vajzë që kam punuar që e vogël dhe e kam thënë faktikisht këtë gjë dhe jam shumë krenare për këtë gjë. Kam punuar, kam shitur rroba me mamin për 10 vite në Rrëshen. Dhe është diçka që mua më ka bërë jashtëzakonisht mirë, edhe pse atëherë mbase më vinte pak turp, ndjehesha pak keq nga moshatarët e mi a ku di unë se çfarë. Tani ndjehem shumë me fat që e kam bërë atë gjë. Dhe më ka rritur pafund ”, rrëfeu ajo./M.K/dritare.net

















