
A është e vështirë lidhja në distancë? Dojna sapo dha përgjigjen!
Dritare.net

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një prej çifteve më të bukura të ekranit. Në fillim të këtij viti ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre dhe këto kohë kanë qenë mjaft aktiv në rrjete sociale. Në një bisedë virtuale me ndjekësit, Dojna ka treguar për mardhënien e saj me Vlashentin.
Një ndjekës e ka pyetur se si ka qenë lidhja në distancë me Vlashentin dhe Dojna ka përmbledhur me pak fjalë gjithë eksperiencën e saj.
Ajo ka treguar se ata të dy nuk e kanë pasur të vështirë, sepse takoheshin çdo 2 javë dhe gjatë pandemisë jetuan bashkë. Megjithatë Dojna shton me bindje se distanca e ka forcuar akoma më shumë dashurinë e tyre.
“Pooo. Une jetoj prej 3 vitesh e gjysme nje lidhje ne distance. Nuk e ndiej sepse takohemi shume shpesh. Cdo dy jave Pandemia na ndihmoi te jetonim nje vit bashke sepse u mbyllen Universitetet ku Vlashenti jep mesim ne Paris dhe qendroi ne Tirane. Distanca forcon dashurine e vertete dhe jam e bindur per kete sepse e kam provuar vete”, shkruan Dojna. Epo një këshillë për të gjithë ata që po jetojnë mardhënie në distancë./M.M-dritare.net


















