
A do të mbahet këtë vit Sunny Hill Festival? Flet Dua Lipa
E Premte 22 Maj 2020, 21:09
Dritare.net
Një nga eventet më të bukura në Kosovë, është festivali Sunny Hill, i organizuar nga Dua Lipa dhe babi i saj Dukagjin Lipa, ku mblidhen artistët më të mirë shqiptarë dhe shumë të huaj.
Por, pyetja është nëse do të kemi këtë vit festivalin që na zbukuron ditët e para të gushtit me atmosferë festive?
Dua Lipa, përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se këtë verë festivali nuk do të mbahet.
Dua shkruan se është shumë e mërzitur ta japë këtë lajm, por shton se në 2021 do të jetë e mundur që të gjithë te festojnë në Kosovë./E.B-dritare.net
Visualizza questo post su Instagram

















