
7 vjet nga kurorëzimi i dashurisë, Aurela Gaçe do të bëjë një dasmë tjetër
Dritare.net
Më 20 shtator 2013 këngëtarja Aurela Gaçe dhe partneri i saj Skerdi kurorëzuan dashurinë në martesë.
Atë kohë, Aurela dhe Skerdi kërcyen dhe kënduan me vajzën e tyre të madhe, Greis. Aurela tani kërkon edhe një dasmë tjetër.
Më shumë për vajzën e vogël që do të kërkojë të jetë në dasmën e prindërve si motra e madhe. Aurela ka postuar sot një foto nga dasma, ndërsa shkruan:
"20 /Shtator / 2013
7 vjet nga kjo ditë.
Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)
Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.
Vajza tjetër, e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere këtë pa lejen e saj edhe kam frikë se do te kërkojë edhe ajo të jetë në dasmë si motra e madhe,
Si thoni? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani, thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023?"/K.C/dritare.net

















