
4 superprojekte në 5 muaj, Capital T: Në karantinë nuk kemi fjetur, por kemi punuar!
E Enjte 28 Maj 2020, 17:05
Dritare.net
Capital T është padyshim një nga artistët shqiptarë më të suksesshëm në industrinë muzikore. Këtë e ka treguar me këngët e tij, ku secila bëhet hit brenda pak ditësh.
Ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë, gjatë karantinës ai ka publikuar disa projekte të cilat kanë pasur shumë sukses. E për këtë, Capital T, përmes një postimi në Instagram, është shprehur i lumtur.
Ai shkruan se gjatë karantinës, nuk ka fjetur, por ka bërë muzikë për ata që e duan artin e tij.
Capital T gjithashtu ka paralajmëruar një projekt tjetër në qershor, që me siguri do të jetë hiti i verës./E.B-dritare.net

















