
3 breza në një foto/ Alfio Rrotani poston foton më të bukur nga pushimet
E Enjte 20 Gusht 2020, 11:11
Dritare.net
Shefi më i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani dhe moderatorja e njohur, Fatma Methasani, janë një nga çiftet më të dashura në showbiz-in shqiptar.
Pak disa ditësh, çifti ka nisur pushimet e tyre verore dhe me siguri për ta këto pushime janë më speciale.
Kjo është hera e parë për Fatmën dhe Alfion që po pushojnë me djalin e tyre, Noah.
Ditën e sotme Alfio ka postuar në profilin e tij në Instagram dy foto shumë të veçanta. Në fotot shfaqet Alfio, Noah dhe gjyshi i Noah-s.
“3 breza në një foto”, ka shkruar shefi i kuzhinës krahas fotove.
Alfio dhe Fatma janë në një lidhje dashurie prej disa vitesh. Ata u njohën teksa punonin në të njëjtin televizion dhe sot janë një nga çiftet më të bukura shqiptare./R.P/dritare.net

















