Na ndiqni edhe në

Shqiptar

100 vjet ekip/ Ronela Hajati i dhuron një këngë Tiranës

100 vjet ekip/ Ronela Hajati i dhuron një këngë Tiranës

Këngëtarja Ronela Hajati ka zbuluar surprizën e saj për 100-vjetorin e ekipit të Tiranës.

Këngëtarja do të dhurojë kolonën zanore të këtij ekipi, e cila është punuar bashkë me Dj Sardin si dhe Tull Productions.

Ka qenë vetë Ronela që ka publikuar një video ku shfaqet duke hyrë në stadium.

“Mezi po pres ta dëgjoni! Shumë shpejt! Kam nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e këngës së 100 vjetorit të ekipit të Tironës! Kampiona!!!”, shkruan Ronela.

Bardhë e blutë e Tiranës janë rikthyer zyrtarisht si kampionë të Shqipërisë në futboll pas 11 vjetësh./R.P-dritare.net