Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë çifti më simpatik dhe i përfolur për momentin. Disa ditë më parë në media qarkulluan lajme se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre. Por mesa duket gjithçka ka qenë e pavërtetë, pasi dyshja ka postuar shumë video dhe foto nga pushimet e tyre.
Pak më parë, futbollisti Eros Grezda ka postuar një video në Instastory, ku shfaqet bashkë me Oriolën duke luajtur futboll. Oriola është portiere dhe Erosit i duhet të gjuajë topin.
Epo mesa duket Oriola nuk është aq e aftë në futboll sa partneri i saj dhe nuk arriti ta mbronte portën.
Modelja dhe futbollisti kanë disa muaj bashkë, madje edhe ditët e izolimit i kaluan bashkë. Thuhet se dyshja është fejuar, por asgjë e konfirmuar deri tani./R.P-dritare.net