Na ndiqni edhe në

Moti

Shqipëria përfshihet nga moti i keq, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet!

Shqipëria përfshihet nga moti i keq, ja zonat që rrezikohen nga

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar për reshje intensive shiu në disa qarqe të vendit gjatë datave 12 dhe 13 nëntor.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pasditen e sotme, 12 nëntor, në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Ndërkohë, të premten, më 13 nëntor, reshje intensive deri lokalisht shumë intensive parashikohen në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Si pasojë e reshjeve, në disa zona urbane mund të ketë grumbullime të përkohshme të ujit, ndërsa në zonat malore ekziston rreziku i vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Mbrojtja Civile u ka kërkuar autoriteteve vendore të marrin masa parandaluese dhe të monitorojnë zonat me rrezik, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të ndjekin njoftimet zyrtare./dritare.net