
Dua mori pasaportën shqiptare, Einxhel: Të tjerët nuk mund të trajtohen si të jenë nga Zimbabve
Dritare.net
Einxel Shkira, thotë se shqiptarët e Kosovës nuk mund të trajtohen njësoj si të gjithë shtetasit e tjerë, kur vjen puna te marrja e pasaportës shqiptare. Pas marrjes së pasaportës nga Dua Lipa, Einxhel shkruan se e njeh mirë fuqinë e marketingut, por ka një kategori tjetër që është më primare, sikurse përmend rastin e Dj Dagz, partnerit të saj.
"Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nëse i jepej pashaporta shqiptare!
S’po them që të jepen 2 milionë pashaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, gratë dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!
Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësis të krijon lehtësim për këtë kategori aplikuesish.
Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ketë sa për simbolikë se me pashaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër.
Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lindë në Shqipëri që të mund të lëvizë me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëvizë do kurrë me mua së bashku me Dagz.
Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokumet pavarsisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë”, shkruan Einxhel./L.F-dritare.net

















