
Brit Awards/ Dua Lipa merr çmimin si këngëtarja më e mirë britanike!
E Martë 11 Maj 2021, 22:10
Dritare.net
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka rrëmbyer çmimin si artistja më e mirë britanike në “Brit Awards”.
“Faleminderit shumë, është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë gjë”, ka thënë Dua në fjalën e saj./dritare.net

















