![Nuk përmbahet Egli: Gjesti është shumë seksi!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-67938513bfddc.png)
Nga Malvina Tare
Dje ishte 1 qershori, dita e dashur nga të gjithë fëmijët, pa e ditur ende se çfarë përfaqëson për ta. E megjithatë prindërit kujdesen të organizojnë festa, të dhurojnë lodra, e veç tyre edhe lumturi e dashuri më shumë se zakonisht.
Nëse flasim për fëmijët sot e kuptojmë se vetëm festat nuk mjaftojnë. Ajo që duhet nga pas është një sistem edukimi, vlerash dhe dijesh të pakonkurueshme.
Fëmijët janë pjesë e rëndësishme e jetës së një kombi dhe rritja e tyre e arsimimi ëahtë vetë thelbi i asaj se çfarë e pret vendin.
Po dje, portalet dhe revistat u mbushën me fytyrat e lumtur të fëmijëve të personazheve Vip. Luizi dhe Kiara kishin 1 qershorin e parë, e më pas të gjithë Vipat me radhë.
Jo se jam kundër personazheve Vip dhe fëmijëve të tyre, por shikoj se ende fëmijë të lumtur dhe të denjë për kopertina janë ata që veshin fustane të shtrenjta, që janë të kuruar deri te fija e flokut dhe ata që vazhdojnë më tej famën e prindërve të tyre.
Fëmijë të famshëm për kopertinat e 1 qershorit për mua nuk ofrojnë simbolikën e kësaj dite. Nuk më japin as dritë e as shpresë për të ardhmen e shokëve të tyre më të thjeshtë. Për miliona fëmijë të tjerë që festojnë në lagjet e mbushura me familje të ardhura në Tiranë, apo fëmijë nga lagjet e krijuara me familje të reja, që me gjithë sakrificat vazhdojnë të jetojnë në kryeqytet. Qindra fëmijë të tjerë janë në rrethe, që nuk i kanë prindërit Vip, por edhe ata kanë festuar e gëzuar mes kursimit të 5 lekëve për të dhuruar lumturi e buzëqeshje në një ditë për fëmijët e tyre.
Fëmijët e Astirit, Yzberishtit, Kuçovës, Durrësit, Vlorës e gjithë fshatrave të Shqipërisë, meritojnë kopertinën dhe shansin për të qenë shembull.
Sepse një kopertinë është një reklamë, një mesazh që vjen heshtur, por të vjen.
Një mesazh se ai që shfaqet është shembull për t’u ndjekur, dhe të thuash të drejtën Shqipërisë sot i duhet shembulli i punës më shumë se kurrë.
Mjaft me fasada në kopertina që nuk i blen më njeri.
Shqipërisë i duhet shembulli i kampionatit të shahut, të notit, të matematikës, të gjuhës, të vrapit, të pikturës, të volejbollit. Fëmijët duhet të nxiten, të mbështeten, të shkëlqejnë.
Me studine, me punë, jo me para dhe reklamë.
I mësoni fëmijët se askush nuk lind Vip dhe Vip nuk është profesion e as status social.
Një status i fortë social është ai që ndërtohet nga një karakter i fortë, nga dije dhe vlera të brumosura, jo nga pozat e Instagramit.
Mendoj se sot më shumë se asnjëherë duhet të flasim hapur me fëmijët dhe t’u japim shansin të ëndërrojë gjithsecili se ai mund të jetë edhe kryeministri i ardhshëm, qoftë biri i një minatori, pastrueseje apo ministri a prokurori./dritare.net
![Nuk përmbahet Egli: Gjesti është shumë seksi!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-67938513bfddc.png)
![Salianji më i votuari, por Spaho i pari në listë. Deputeti i PD,](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6793774156356.jpg)
![48-vjeçari gjendet i vrarë brenda makinës në Kamzë!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-679370ab17d7f.jpg)
![Gjendet i vrarë me armë në makinë një 48-vjeçar!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6793475491506.jpeg)
![Presidenti Trump urdhëron publikimin e dokumenteve të klasifikuara mbi](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6856957d4e9621165ff49a4aee4a137c.jpg)
![Ja me sa këmbehet euroja sot!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-679339717c219.jpg)
![Edukatorja i dhunoi djalin 3-vjeç, babai: Burri i saj më](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6792ace6944c8.jpg)
![Egli, e zhgënjyer me Gjestin: U kam dalë të gjithëve me](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-67929bfe1b6e2.webp)
![Ledjona flet për herë të parë për aksidentin e](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-679296d172432.jpg)
![Donald Trump: Unë e dua Evropën, jo Bashkimin Evropian](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6792805028523.webp)
![Si do t’i hiqet non-grata, Berishës! Flet Floriana Garo!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-67927ad8a17aa.jpg)
![Ariana Grande reagon pas nominimit për Oscar: Nuk ndaloj dot së qari](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-67926eeba820c.webp)
![Reumatizma nuk ka shërim, por ja si mund të lehtësoni dhimbjet!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-ff6d90134dbab3048a1a88d136ce9b48.jpg)
![Dafina Zeqiri shtatzënë. Fotot e ëmbla në pritje të](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6792519c8d1f5.jpg)
![Ilir Beqaj për gjyqtaren Flojera Davidhi: Po më sulmon politikisht!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-679223ac782b0.jpg)
![Jamarbër Malltezi kërkon shfuqizimin e masës arrest në](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-679218e6ea5f5.jpg)
![Rrëzohet kërkesa e Ilir Beqajt për përjashtimin e gjyqtares](/images/1.jpg)
![Arrestohet Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-6792112b02eaa.png)