Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Të lutem Rudina, ndiko të zbutet përplasja me Greqinë! Mendoni për ne që jetojmë këtej! 

Të lutem Rudina, ndiko të zbutet përplasja me Greqinë!

Letër për Rudinën!


E dashur Rudina, je shembelltyre e femres intelektuale, krenare, patriote, me nje profesionalizem te larte qe shtrihet aq natyrshem dhe thjeshtesi qe gjithcka te kuptohet nga te gjitha nivelet arsimore dhe zonja Valentina qe na preku dhe emocionoi kaq shume me gjithcka tha dhe mesazhet qe transmetoi aq bukur, e mbylli aq mire duke te krahesuar me Oprah Winfrey, origjinalitetin tend kane nevoje njerezit dhe te ngre ne nivel te larte, sepse pa lidhje te forte te gazetarit me degjuesit nuk ka sukses. Me vjen mire qe mijera shqiptare ia kane dale kaq mire mbane, pervec se fillimeve te veshtira te te secilit, por me vjen shume keq per shumicen e shqiptareve qe emigruan ne Greqi te cilet i perkisnin shumica zonave fshatare te Shqiperise dhe shkollimi ishte me i ulet, njerez shume shume punetore, te ndershem, perjashtoj nje pjese qe ishin problematike, por shumica dhane shpirtin dhe punuan shume rende dhe shteti grek si dhe per vete greket nuk dha asnje lloj mbeshtjeje per keta njerez sepse qeverite shqiptare ishin indiferente te kishin ne ambasaden shqiptare nje diplomat te denje i cili te mbronte dhe te mbeshteste ne maksimum gjithe keta shqiptare te lene ne duart e nje shteti qe iu eshte sjelle ne menyre arrogante.

Nga Greqia shume shume rralle do kete raste suksesi. Para nje viti nje nacionalist grek hyri ne shtepine e nje familjeje shqiotare dhe i vrau te gjithe, prinderit dhe dy femije te vegjel, dy engjej pa pasur asnje arsye serioze, para pak ditesh nje patjeter racist vrau pa asnje arsye nje prind te tre femijeve, nje njeri shume te ri ne moshe pa asnje arsye. Ka shume histori tronditese te cilat kane ndodhur te shqiptaret e Greqise sepse shteti shqiptar i ka mbajtur shume te acaruara marrëdheniet qellimisht duke e pare qe shteti grek eshte degraduar sepse dhe vete shtetasve te tyre nuk iu sillet ashtu sic duhet dhe shqiptareve aq me teper ne kaq shume vite iu sillet si nje jetimi ne nje jetimore ne mesjeten e erret. Nese nje moment ke mundesine te tregimi i dites mund te kesh si teme dhe shqiptaret e lene ne meshire te fatit ne token helene, pse duhet te mbajne kaq shume te acaruar gjendjen me Belerin per ceshtjen e votave te vjedhura kur dihet mese qarte qe deputet e parlamentit shqiptar jane deputet me vota te vjedhura, le ta nxjerrin nga loja politike kete Beler dhe mos te acarojne kot marredheniet mes dy shteteve duke iu sjelle shqiptareve ne Greqi te zhytur ne njemije halle probleme me te teperta./dritare.net