Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Situata me dhunën në familje është tashmë jashtë kontrollit!

Situata me dhunën në familje është tashmë jashtë

Nga Av.Denisa Daka

Dhjetëra gra e fëmijë, për shkak të izolimit e qëndrimit në karantinë, po provojnë tmerrin e ferrin përgjatë këtyre ditëve, për shkak te dhunës ekstreme ushtruar kundra tyre! U bëj thirrje autoriteteve me përgjegjësi qytetare, te konsiderojnë prioritet, marrjen e disa masave, te cilat i konsideroj imediate:

-Krijimi i menjëhershëm i qendrave provizore sociale, për të pritur e strehuar përgjatë kësaj kohe, numrin e shumtë të viktimave te dhunës në familje.

-Mbikëqyrje të rreptë nga ana e forcave policore, të të gjitha zonave ku dhunuesit janë të identifikuar tashmë.

-Caktimi i një fondi te posaçëm nga KM, për t'i ardhur në ndihmë në të gjitha format e mundshme kësaj kategorie vulnerabil të shoqërisë.

-Përgatitja e shpërndarja e fletëpalosjeve me informacionin e duhur brenda saj, ne zonat rurale apo te thella kryesisht.

-Lejimi i lëvizjes pa kufizim për çdo qytetar ndodhur në këto kushte.

Ne një trysni te fortë e të pazakontë, survejuar nga dhunuesit përgjatë 24 orëve, te shumta janë gratë qe nuk mund te përdorin asnjë mjet komunikimi në këto kushte! E më te rrezikuarit a me te prekurit nga gjithë kjo drame unike e cila nuk po do te mbarojë, janë ata te mirët, të bukurit e te pafajshmit, fëmijët e tyre. Është tepër e gjitha ç'ka ndodh dhe përgjatë këtyre ditëve te vështira, për forcën e durimin qe Zoti i ka dhuruar një nëne posaçërisht.

Në gjykatat e te gjitha rretheve lëshohen ore pas ore urdhra mbrojtje, te cilat nuk kane asnjë vlere ne fakt, teksa dhunuesit e viktimat janë te detyruar te qëndrojnë a te ndajnë serish te njëjtin mjedis ore pas ore. Fashat e orareve te caktuara, nuk lejojnë çdonjërin prej tyre t'i drejtohet komisariateve apo gjykatave, ndërkohë qe situata me dhunën po del jashtë kontrollit.

Aplikimi online për lejet përkatëse për dhjetëra ne radhë është i pamundur apo pese me hiç ndodhur ne këto kushte. Qendrat sociale mungojnë ndërsa ato pak qe ekzistojnë, janë një tjetër kalvar mundimesh për çdonjërën, për shkak te dhjetëra problematikave ne radhë. Parandalimi apo mbështetja në kohën e duhur për secilin nga ana e strukturave policore është ende ne nivele te pakonsiderueshme, ndërsa efektivin e zonës nuk e njeh askush.

Përpos përpjekjeve titanike ne lufte me varfërinë e dhjetëra pamundësi ne radhë, këto zonja rrezikojnë te mos zgjohen një mëngjes a te mos kenë mundësi te përqafojnë fëmijët e tyre. Autoritetet përkatëse, përgjegjëse për jetën e gjithsecilit prej nesh, duhet te zgjohen nga gjumi letargjik e te veprojnë ne formën e kohen e duhur sa nuk është vone! Ndryshe rastet e humbjeve te jetëve për këtë shkak, do te jene shume here me te mëdha se ato te raportuara nga COVID-19!/dritare.net