Nga Xhorxhina Terolli
Jam treguar e padrejtë me ty e dashur. Këto momente të vështira më kanë bërë të reflektoj dhe mendoj se ka ardhur koha për të të kërkuar falje VETJA IME.
Më fal e dashur vetja ime...
Më fal për çdo herë që të kam sakrifikuar për të bërë dikë tjetër të lumtur, në vend që të të bëja ty. Të më falësh për çdo herë që kam tentuar të lë shenjë mbi trupin tënd.
Më fal që sytë e tu janë dashur të flenë të lagur nga lotët shpeshherë dhe pa adresë. Më fal që jam treguar e dobët, e dëshpëruar, kur mendoja se të tjerët nuk më donin.
Më fal që jam treguar aq e verbër, sa nuk arrita të shikoj dashurinë tënde. Ti ke qënë aty gjithmonë për të më dashur dhe unë të kërkoja te dikush tjetër. Gjithashtu të kërkoj falje që të kam nënvlerësuar dhe injoruar, sepse ti je thjesht UNIKE.
Por mbi të gjitha më fal që kam lejuar të tjerët të të godasin shpirtin.
Nga sot dhe në vazhdim, dua vërtet të të mbroj nga çdo lëndim. Nuk mund të të premtoj dot nëse do mund të vendos një barrierë aq të fortë sa askush nuk do mund të të lëndojë, sepse nëse e bëj premtimin dhe nuk e mbaj, atëherë do të jem vërtet një njeri i vogël, që nuk të meriton!!!/dritare.net