Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Një kullë lirie, e vetmuar në malësi!

Një kullë lirie, e vetmuar në malësi!

Nga Xhevdet Shabani

Osman Caka u lind në Vatë më, 20 qershor 1950, dhe është një ndër poetët dhe prozatorët e shquar shqiptar i viteve të fundit. Ai e kishte fatin të ishte nxënës i gjeneratës së parë të Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik dhe sot konsiderohet një ndër shkrimtarët më të lexuar Kaçanikas. Duke qenë kështu një zë krejtësisht novator për nga përmbajtja, forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës. Ai është Migjeni i Kosovës, që pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, duke shkruar poezi të dhimbshme gjatë jetës, ku krijimet e tij, vënë në pah indiferentizmin e klasave të skamnore dhe vuajtjet e popullit ..

Gjatë luftës, migroi në Manchester të Anglisë, ku jeton dhe vepron atje. Është babai i martirit të lirisë- Ilir Caka, dhe natyrshëm një pjesë të krijimtarisë së tij ia kushtoi të birit. Është një njeri shumë i respektuar i komunitetit shqiptar, ku ka dhënë shumë intervista në mjetet e shkruara të informimit në televizionin anglez, etj.

Një kullë lirie, e vetmuar në malësi!

Osman Caka është marrë me shkrime edhe gjatë viteve 80- 90-të, por në vitin 1999 gjatë ofensivave barbare serbët i dogjën shtëpinë deri në themel, përfshirë edhe shkrimet poetike që gjendeshin në bibliotekën e tij familjare shumë të pasur.

Caka është i martuar me Nevrijen ku janë prindër të pesë fëmijëve, ku njëri prej tyre sot është martir i lirisë dhe pikërisht Ilir Caka. Shtëpia ku lindi poeti është shndërruar në Kullë në vitin 2018 dhe është e ngritur në oborrin e shtëpisë së vjetër të djegur nga lufta e fundit e kthyer tashmë "Muzeu i Cakës". .

Një kullë lirie, e vetmuar në malësi!

Është njeriu i parë në Kosovë që ka ngritur padi PPP. nr 464/01 me datën 24.10.2001, ku ka paditur shtetin Serb dhe 41 serb vendas, që kanë marrë pjesë në masakrën e 13 prillit 1999, ku u vranë 15 persona, 8 të zënë rob dhe 7 të plagosur.

Në prill të vitit 2004, themeloi klubin e shahut “Shqiponja” në Manchester ku ka garuar në ligën e katërt. Dhe ka organizuar Turnirin ndërkombëtar, në bashkëpunim me Federatën e Shahut në Manchester, për ta nderuar dëshmorin Kaçanikas, Reshat Shehun. Ky turnir, është mbajtur në sallën më të bukur të Klubit Futbollistik Manchester City.

Osman Caka ka ngritur shtatoren e Shenjtores Nënë Terezë, në oborrin e Manastirit të Gortonit në qendër të Manchesterit.

Një kullë lirie, e vetmuar në malësi!

Po ashtu në qytetin e Oldhamit ka vendosur pllakën ku e ka falënderuar popullin dhe qeverinë Angleze për intervenimin në Kosovë, në vitin 1999 dhe mikpritjen që u kanë bërë refugjateve të ardhur nga Kampet e Refugjateve në Maqedoni.

Është takuar me shumë personalitete në Angli, deri edhe me ish kryeministrin Britanik z.Tony Blair, me datën 04 Maj 2010.

Po ashtu është takuar me deputetët e parlamentit Britanik, z. Tony Lloyd, Lucy Powell, si dhe me shumë kryetarë të komunës së Manchesterit dhe të qytetit Oldham. Roli i tij si veprimtar vullnetar diplomatik, ka qenë dhe është i pranishëm në Manchester dhe Angli, ku gjithmonë e tregon historinë e popullit shqiptar, sesi janë masakruar, dhunuar si dhe gjenocidin e ushtruar mbi ta.

Zoti Caka shumë pak flet për djalin e tij të vra me datën 13.04.1999, por rëndësi të madhe i përkushton masakrave Serbe të viteve 1877-78, Masakrën e Lumës e të Tivarit, si dhe ato të fundit, të viteve 1998-1999.

Ka vendosur pllakën përkujtimore në hyrje të gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik për dëshmorët dhe martirët, që u vranë nga ushtria dhe policia Serbe ne Prill të vitit 1999.

Me dt 13 prill 2023, nën patrionatin e Caritasit të Kosovës, para Kullës së Ilir Cakës, është organizuar një orë letrare, ku dhe u zbulua pllaka për tre martirët e luftës së fundit dhe Ramadan Cakes, që ndihmoj ballin kombëtar. Këtë manifestim me telegram e përshëndeti kryeministri z. Albin Kurti, dhe pllakën e zbuloj Ministrja e Republikës së Kosovës zonja Artane Rizvanolli.

Me të kthyer në Angli, Osmani nuk qëndroi duarkryq, por filloi të organizojë një takim në Manchester. Që në fund të shkurtit të vitit 2024, do të organizohet vizita zyrtare për ne Manchester, ku do të udhtoj kryetari Caritasit të Kosovës Don Viktor Sopi dhe stafi i tij. Këtu në Manchester Don Viktori do të takoj dy deputet të parlamentit Britanik, kryetarin Manchesterit dhe kreun e Kishës Katolike në Manchester.

Një kullë lirie, e vetmuar në malësi!

Osmani me poezi është marrë shumë herët, për një kohë të shkurtër botoi këto përmbledhje poezi dhe tregime: dhe shumë publikime që kanë të bëjë me shpopullimin e trojeve shqiptare, Mendime të zgjedhura, Letra të hapura, Opinione, Ftesa publike, që begatojnë krijimtarinë shumëdimensionale të Osman Cakës.

1. ”Gjallëria e oxhakut tim”;

2 “Toplica e zemrave tona” ;

3.“Mall mërgimi” ;

4. “Pa gjak nuk fitohet liria” ;

5 “Guri i shqipes” ; 6 “Flaka e Sharrit” ;

7. ”Lotët e mërgimtarit” ; 8. ”Rreze lirie” ;

9. “Për ty Ilir m’kaplon një mall” ;

10.“Flas me vendlindjen”

11. “Kaçanik po vjen Bardhi” ;

12. “Gjashtëdhjetë e gjashtë” ;

13.“Trembëdhjetë Prill 1999” ;

14. “Rrezja e Sharrit” ;

15. “Përmbi dhimbje unë u ngrita”;

16. ”Flijimi i birit tim Ilirit” ;

17. ”Amaneti dhe amanetet e birit tim, Ilirit” ;

18 . “Kam lindur në maje guri” ;

19.“Rreze dielli mbi Kaçanik” ;

20.”Tinguj dhembjesh” ;

21.“Përqafim atdheu” ; 22. “Ofshamë kohësh” ;

23.“Ecanjakët e një mërgimtari” ;

24. “Ëndrrat realitet” ;

25.”Flakadan gjurmëve plagësh” ;

26. ”Pranvera në Sharrin e përgjakur” ;

27. “Rrugëtim kujtimeve të mia”;

28. “Klithma shpirti” ;

29. “Kolorit ndjenjash të mërgimtarit” ;

30.“Fëshfërime malli” ;

31.“Po qaj me mall moj Nanë” ;

32.“Siluata kujtimesh” ;

33. “Ëndërr thyer i rrugëve të jetës” ;

34 “Kulla e gurit” ;

35.“Një zemër që flet nga Kulla”,

36. “Shqiponjat e Sharrit” ;

37.“ Himn, për martirin, Ilir Caka”;

38. "Në sofrën e Sharrit” 2023;

39.” Malli i trojeve” ;

40. "Prill 2023 “;

41." Gjaku i lirisë”, Korrik 2023;

42 “Jo pushkë për vëlla”, Gusht 2023 ;

43” Nënlokja e Ilirit”, Shtator 2023;

44. Ilaçet popullore 2023,

45. "Një kullë lirie e vetmuar në Malësi” 2023,

Kohëve të fundit Osman Caka ka arritur, që amanetin e birit të tij Ilirit t’ia çojë në vend, ku në vendlindjen e martirit e ka ngritur Kullën e Ilir Cakës që e ka pagëzuar si Shtëpia Muze./dritare.net