Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Në kuadër të dashurisë, mbyllen libraritë në Tiranë!

Në kuadër të dashurisë, mbyllen libraritë në

Nga Ani Jaupaj

'Verba volant, scripta manent'. Në kohën kur udhëheqësit kërkonin t'i dokumentonin ngjarjet a vendimet, në fakt, populli ishte analfabet, prandaj shumica e mesazheve që përcilleshin mbeteshin pa vlerë, kështu që 'E shkruara mbetet, fjalët i merr era' u bë një lloj garancie që, në kohët pasardhëse, mori interpretime e qëllime të ndryshme.
Sot, gjasat janë që të kthehet në qëllimin fillestar. Jo pse mungojnë shkrimet e shkresat, pavarësisht ç'ka në to, por sepse popullsia po bëhet ashtu siç ka qenë!
Hutimi nuk më la që ta kuptoja menjëherë se çfarë nuk shkonte te gruaja që fshinte me fshesë, brenda një hapësire korridor, me kuti të paketuara e rrëmujë të nervozuar, në katin e parë të dyqaneve në ish Bllok.

Ca hapa më larg kujtohem që pamja më kishte tërhequr vëmendjen sepse pas shumë vitesh kishte ndryshuar. Librari Albania po mbyllej. Ishin hequr edhe raftet. Kishin mbetur vetem gjërat e fundit, ato që nuk i duhen askujt dhe pas zhvendosjeve zakonisht flaken.
Gruaja që po bënte mbylljet ishte e mërzitur njësoj sa kutitë. 'Nuk e di pse e mbyllën, por më vjen keq'. Kishte portretin e sotëm, atë që nuk kupton më asgjë, por i duhet të mbijetojë mes moskuptimit.

Në kuadër të dashurisë, mbyllen libraritë në

Nuk kishte të njëjtin dëshpërim drejtuesi i ri i Friends Book House. Në librarinë e shndërruar në restorant, strehën e ngjarjeve letrare, të bohemëve të letërsisë, ca të vdekur e ca të emigruar, kanë mbetur ca libra dekorues, vetëm për të ndjellë ndonjë klient, pa ekuilibër të qartë, që mund të hajë një supë nëpër luftën e tij mes së shkuarës e aktualitetit.

Në kuadër të dashurisë, mbyllen libraritë në

Ndërsa duken shumë më të kthjellët dhe të vendosur adhuruesit e prodhimeve të reja kinematografike që presin orë e orë në tapete të kuq për të parë aktorë të krijuar nga ata vetë, që i argëtojnë vetëm pse flasin për seks, me lirinë e atij që mund të thotë ç'të dojë, pavarësisht mundësive fizike për të vepruar.

Tani nuk kanë më ku të qëndrojnë ato që janë shkruar, se tapetet e kuq janë zënë ndërsa libraritë po mbyllen, por si ca shekuj më parë, fjalët do të mbeten./dritare.net