Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Mira Murati dhe Sali Berisha 

Mira Murati dhe Sali Berisha 
Nga Hysen Likaj
Mira Murati eshte nje vajze nga Vlora. Ne moshen 16-vjecare bashke me familjen emigron ne Kanada. Ketu diplomohet ne Thayer School of Engineering si inxhiniere mekanike dhe fillon karriera e saj e jashtezakoneshme. Ne vitin 2011 punon ne Goldman Sachs nje nga shoqerite me te medha bankare te investimeve ne nivel boteror si analiste. Transferohet per nje periudhe te shkurter ne Tokio, por pastaj rikthehet ne SHBA. Punon si inxhiniere ne Zodiac Aerospace. Me vone punon ne Tesla Motors si projektuese dhe hedhjes ne treg te produkteve, perfshire Model X dhe ku ka punuar ne software qe mundesojnë ngarjen automatike.
Keto pune te rendesishme ne ndermarrje te nivelit boteror kane formuar Mira Muratin duke demonstruar nje vemendje te vecante per shpikjet dhe kapacitetin per te sfiduar te ardhmen. Gjate viteve 2016-2018 eshte nenpresidente e Leap Motion. Jane vite te rendesishme per Mira Muratin per te marre njohuri te nivelit te larte dhe punuar me grupe te ndryshme dhe projekte shume te ndryshme midis tyre. Sfidat nuk e kane trembur dhe kjo ka bere te mundur nje rritje te jashtezakoneshme ne Open AI qe vazhdon.
Ne vitin 2018 akoma mjaft e re hyn ne Open AI ne fazen e pare si zevendespresidente e AI. Me vone merr rolin e nenpresidentes senior per kerkimet, produktet dhe partnership. Nje karriere qe nuk ndalet. Duke marre me vone CTO, Chiedo Technology Officer dhe ne grupin e zhvillimit te Chat GTP dhe te Dall, nje algoritem i bazuar ne inteligjencen artificiale qe gjeneron imazhe te reja dhe origjinale ne sherbim te nje klienti. Keshtu Murati ka dhene nje kontribut kryesor ne shnderrimin e Open AI nga nje startup i vogel ne nje shoqeri lider ne sektorin e teknologjive te reja te cilat me pare vetem mund te imagjinoheshin. Murati aktualisht konsiderohet ne 100 emrat lider qe do te luajne nje rol vendimtar per te ardhmen.
Ditet e fundit per shkak te perplasjeve te forta midis gjigandeve te teknologjive te reja kane ndodhur ndryshime te befasishme ku protagoniste jane Sam Altman, Mira Murati, Mikrosoft, Elon Musk dhe interesa miliardash.
Nderkohe te gjitha mediat shqiptare merren non-stop me Sali Berishen, shkaterruesin e ekonomise shqiptare, shkaktarin e emigracionit masiv, pergjegjesin e vitit te katastrofes te 1997-ës me pasoja vdekjen e mijëra njerezve, si dhe te vrasjeve ne bulevard dhe Gerdec. Pra Berisha, i lindur ne Vicidol ne 1944-en, 25 vite anetar i PP-se, 33 vite protagonist i te gjitha ngjarjeve negative ne Shqiperi eshte personi me i ndjekur ne Shqiperi. Nderkohe qe per Mira Muratin flet gjithe bota. A nuk kemi te bejme me nje absurd kafkian?!/dritare.net