
Letër Rudinës: Ti më solle Shqipërinë në një dritare!
Dritare.net
Nga Maksim Daka
Është grua. Është shqiptare. Emri i saj është Rudina, Rudina Xhunga. Lumturisht e martuar. Dashnore e marrë e këtij vendi të bukur e të mrekullueshëm.
Zonjë e respektuar, patriote, shkrimtare e gazetare e shquar, e para ndër më të mirat e gazetarisë shqiptare në 30 vjet.
Me dritaren e saj të hapur Dritare TV intervistat e reportazhet na ka sjellë në shtëpi, njerëz e personalitete të shquara të vendit, të trojeve përreth e më tej.
Na ka sjellë në shtëpi veriun hyjnor të zanave, Vermoshin e Bogën e duarve të arta të njeriut, jugun e madhërishëm e antik, Konispolin e Ksamilin, përpara se të tjerët ta quanin Maldivet e Shqipërisë, Durrësin e Vlorën, perla të Adriatikut e Jonit.
Na ka sjellë në shtëpi Tiranën turistike në të katërta stinët e vitit, Ujin e Ftohtë të Tepelenës, Vjosën e egër e Thethin, kuzhinat e Kolonjës e Përmetit, rakinë e Skraparit, likonë, verën e ullinjtë e Beratit, qershitë e Dibrës, mollët e Korçës, njerëzit e Shkodrës e ata të Dropullit, e sa e sa njerëz, vende e troje të bukura e të mrekullueshme, një Shqipëri të tërë, mikpritëse e bujare.
Ky është portreti i pa autorizuar i zonjës në fjalë, kurrsesi i plotë, sepse nuk është i mundur, ngaqë askush nuk do t’i shkonte deri në fund këtij posti, jo për mungesën e durimit, por për arsyen e thjeshtë që e njeh mirë, më mirë se unë!
Rudina është një (njëra) nga ne. E majtë, humane!/dritare. net

















