Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Letër për Rudinën: Unë, babai i dëshmorit të Kosovës, çfarë kërkoj për nipin tim nga shteti amë!

Letër për Rudinën: Unë, babai i dëshmorit të

Nga Osman Caka

Jam i vetëdijshëm se je e ngarkuar me punë. Në fillim dua të të dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë.

Por e kam një pyetje apo lutje.

Tani Iliri i ri po rritet dhe një ditë më pyeti”

Gjysh, pse ju nuk e gëzoni shtetësinë dhe pasaportën shqiptare. Ju, gjyshi im, keni kontribuuar shumë për çështjen kombëtare. Çfarë duhet të keni më shumë se për lirinë e Kosovës, dhatë xhaxhain tim 17-vjeçar, ndërsa unë tha jam 16-vjeçar, e mos ta kem pasaportën shqiptare.

Tha, gjysh, këtu në Mancester, e keni ngritur shtatoren e Nënë Terezës, e ngrite pllakën ku falënderove popullin në Oldham dhe Mbretërinë e Bashkuar, ti e organizove turin ndërkombëtar të shahut në sallat e klubit futbollisti të Mançester Sitit, ngrite pllakën para gjimnazit Skënderbeu në Kaçanik, ngrite Kullën e Ilir Cakës në vendlindjen tuaj, tani po e organizon vizitën e Caritasit në marsin e vitit 2024 këtu në Mançester, kurse tani je në përfundimin e përmbledhjes 45 andaj më tha çfarë duhet të bësh më shumë, për çështjen kombëtare.

Më tha pse unë nipi Ilir Cakës së parë mos ta kem shtetësinë dhe pasaportën shqiptare ku e disponoj pasaportën Angleze dhe të Kosovës.

Kur i tregova se unë ju njoh, ai filloi të qajë dhe më tha: të lutem gjysh pyete tetën Rudina.

Andaj për këtë dhe ju drejtova ju zonja Rudina.

Unë ju përshëndes shumë./dritare.net