Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Letër për Rudinën: E vërteta e azileve në Shqipëri!

Letër për Rudinën: E vërteta e azileve në

Përshëndetje Rudina!

Ndoqa emisionin tuaj për shtëpitë e të moshuarve. E vërteta që nuk u tha aty është se këto shtëpi nuk miratohen nga Ministria e Shëndetësisë. Këto biznese hapen brenda 24 orëve nga e-albania si qendra të kujdesit.

Po të hapeshin nga Ministria e Shëndetësisë, do të kishin një ligj licencimi ku të paraqiteshin kushtet që duhet të ketë një qendër e tillë, kualifikimi i punonjësve, ngarkesa që duhet të mbulojë një punonjës, regjimi ditor e analogji me hapjen e çerdheve dhe kopshteve.

Në këto qendra mungon më elementarja: ashensori për këtë moshë. Të moshuarit hipin me vështirësi ose mbeten brenda. Askush nga institucionet nuk i kontrollon higjiena, AKU, Inspektorati i Punës, zjarrfikësi, punonjëset sociale të komunitetit apo të Ministrisë së Shëndetësisë. Ka qendra që me mbi 50 të moshuar mund të kenë një personel jo më shumë se 6 vetë. Është punë e vështirë dhe nuk preferohet por këtu ndërhyn shteti se sa paguhen nga pronari.

Nuk ka kamera në çdo dhomë dhe kjo lë vend për abuzime në ushqim e kujdesje.

Mund të ketë shumë probleme se me probleme janë dhe të moshuarit në atë vend, por shteti i ka lënë të bëjnë çdo qendër sipas organizimit të çdo pronari sepse mungon legjislacioni i këtij aktiviteti për mënyrën e funksionimit. Një ditë të mbarë të uroj!/dritare.net