Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Ja si koronavirusi fitoi kundër varësive!

Ja si koronavirusi fitoi kundër varësive!

Nga Henri Telharaj

Situata dramatike që çdokush nga ne është duke përjetuar nga koronavirusi, mesa duket në jetën e disa familjeve është duke ndikuar pozitivisht të paktën në një farë drejtimi. Cilat janë këto familje?

Familjet në të cilat minimalisht një pjestar i tyre ka probleme me varësitë më të rënda të momentit si: varësia nga lojërat e fatit, varësia nga alkooli, varësia nga lëndët narkotike.

Mund ta themi plot gojën, tanimë varësitë janë pezulluar!

Le t’i shohim një nga një.

Industria e Lojërave të Fatit ndikohet në mënyrë direkte nga sporti i cili është duke përjetuar një nga ndërprerjet më dramatike në historinë e tij. Futbolli, basketbolli, tenisi dhe sporte të tjera janë pezulluar duke reduktuar gjithashtu masivisht pagesat e lojtarëve për shkak të humbjeve galopante financiare të pësuara nga mungesa e të ardhurave nga të drejtat televizive, mungesa e të ardhurave nga sponsorizimet etj. (Lojërat e Fatit janë ndër sponsorat kryesor të sporteve).

Duke patur parasysh ndikimin e kësaj ndërprerjeje në industrinë e lojërave të fatit, vetëm nga mungesa e vendosjes së basteve sportive parashikohet një humbje financiare e cmendur në shifrën prej 450 miliard $ në të gjithë botën. Mungesa e sporteve ndikon thuajse direkte te personat me varësi nga lojërat e fatit duke i ndërprerë ata disi nga të mënduarit vetëm për bastin e rradhës.

Mbyllja në shtëpi e qytetarëve ka ndikuar gjithashtu në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe te industria e pijeve alkoolike e cila prezanton një nga humbjet më të mëdha në historinë e saj që shkon në miliarda $ në shkallë botërore. Mungesa e aktiviteteve shoqërore, mbyllja e bareve, e restoranteve ul ndjeshëm tendencën e personave të alkoolizuar për të zhvilluar varësinë e tyre. Mbi të gjitha, thirrja e mjekëve se alkooli ul imunitetin përpara koronavirus ka trembur disi shumë persona. E çfarë ngelet më për të thënë për përdoruesit e drogërave kur në qarkullim nuk lejohet askush tashmë, aq më pak shpërndarësit e lëndëve narkotike?

Sidoqoftë ndërprerja e këtyre varësive në këtë mënyrë mund të sjellë pasoja psikologjike për individë të veçantë siç mund të jetë rritje e agresivitetit në familje.

Duke qënë se personalisht jam në frontin parë të ndihmës psiko-sociale, më poshtë po përmend disa sugjerime për organizimin e ditës në mënyrë efektive për individët e prekur nga varësitë.

· Të shohin video në youtube të cilat persona të ndryshëm flasin mbi eksperiencat e tyre dhe tregojnë sesi ja kanë dal në rrugën e vështirë të varësisë.

· Të interesohen mbi mënyrat e duhura të jetesës për të hequr dorë nga varësitë.

· Merrni përgjegjësi në familje, duke ndihmuar edhe ju në detyrat e familjes./dritare.net