
Faturat afrofe lëshuar nga OSHEE, një tjetër virus i rrezikshëm që po qarkullon mes nesh!
Dritare.net
Nga Av.Denisa Daka
OSHEE ka dalë me një vendim surreal e të paprecedentë dhe sëfundmi!
Gjatë periudhës së pandemise, abonentët familjarë dhe bizneset do të faturohen afrofe për energjinë elektrike.
Shpikja e radhës, kundër interesave të qytetarëve përveçse, ka të bëjë me faktin se përgjatë kësaj kohe abonentët do të faturohen duke u marrë parasysh e njëjta periudhë e vitit të shkuar.
Punonjësit e OSHEE-së e kanë të pamundur të bëjnë leximin e matësve në terren, është ky argumenti që shoqëron këtë absurd, e kësisoj do të veprohet me këtë formulë.
Vendim surreal çudia vetë!
E si askund në botë nuk ndodhi përgjatë kësaj periudhe të vështirë, OSHEE jo vetëm nuk fali detyrimet klienteve të sajë, por vendosi në mënyre arbitrare që këto detyrime të paguhen disafish.
Një vendim i cili prek drejtpërdrejt qytetarët e këtij vendi në shkelje flagrante të ligjit.
Ndërkohë mijëra biznese, apo të gjithe ne, kemi pezulluar aktivitetin prej 5 javësh e kësisoj nuk përdorim energji elektrike për këtë shkak.
Punonjesit e OSHEE nuk janë lejuar të dalin në terren e të lexojnë sahatet, s'dihet pse, ndërkohe që asnjë rrezik nuk u kanosej ndërsa qytetarët ishin të karantinuar e nuk kish asnjë rrezik infeksioni në këtë rast.
Kjo situatë është e pashoq!
Të dënosh qytetarët e bizneset në këtë kohë krize, të cilët u dëmtuan disa herë rradhazi përgjatë kësaj kohe, duke i detyruar përveçse të paguajnë në afat dhe të paguajne dy a trefish më shumë për produktin e munguar, veç në këtë vend mund të ndodhë!
Si ka mundësi të aplikohen zgjidhje ekstreme e të jashtëligjshne në kushte të veçanta, duke cenuar kësisoj arbitrarisht të drejtat e qytetarëve.
E nuk është hera e parë në fakt që OSHEE penalizon qytetarët në forma të ndryshme e të paprecedenta.
E absurdi tjetër surreal është se të gjithë ata qeëkaneëdetyrimin të flasin e mbrojnë të drejtat e qytetarëve neëçdo rast, jo për të parën herë heshtin duke mos dashur të cenojnë kësisoj privilegjet e tyre.
Veç në këtë vend mund të ndodhë e gjitha kjo!
Kaosi e paniku paskësaj, dyndja në sportelet e OSHEE-se e gjykata nga qytetarët e biznesi, në përpjekje për të anuluar mbifaturimet surreale, do jetë në kufijtë e të pabesueshmes paskësaj e dëmin e shkaktuar në shumë plane nuk do të mund ta shlyejë askush.
Kjo është vjedhje e duhet trajtuar si e tillë!
Në një vend tjetër demokratik të gjithë drejtuesit duhet të ishin pas hekurave paskësaj.
Uroj fort që Prokuroria të regjistrojë në bazë të kësaj indicie një procedim penal për këtë rast, në rast të kundërt do ta iniciojmë ne këtë iniciative, pa asnjë mëdyshje!/dritare.net

















