Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Asgjë e re nga Onkologjiku!

Asgjë e re nga Onkologjiku!

Nga Ani Jaupaj

Mund të jemi çuditur ca për vulgaritetin, por nuk besoj që ata që i ka çuar halli të paktën një herë në spital, cilido qoftë pavioni, të kenë vënë duart në kokë nga lajmet e neveritshme që u zbardhën dje për ndyrësitë e mjekëve që tallen me jetët e njerëzve.

Mundet që të ketë pesë, ndër ta, që janë pak të ndryshëm nga shumica, por sa e sa ngjarje të më shumë se 30 viteve, kanë treguar që skema ka qenë gjithnjë e njëjtë për ata që, në letra, kane profesionin më humanitar, por pacientët I shohin thjesht si bankomat! Të mos i hyjmë pastaj diskutimit që 90% e tyre nuk janë të aftë të bëjnë asgjë, as në profesionin që kanë zgjedhur e që në teori duhet ta zhvillojnë çdo ditë, e as në kanale të tjera jashtë këmishës së tyre.

Dje, një koleg gazetar shkruante se i gjithë sistemi shëndetësor në Shqipëri është i konceptuar si shërbëtor i kompanive farmaceutike, se mjekët dhe infermierët janë thjesht agjent marketingu të këtyre kompanive dhe se ky sistem nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën perëndimore. Edhe nëse kjo e vërtetë do të ishte absolute, po aq absolute do të ishte edhe e vërteta që në asnjë vend tjetër, mjekët, sado të përlyer qofshin, nuk do të degradonin në pazare pushimesh jashtë shtetit. Ok, mund të marrin copat e tyre, por nuk janë kaq të varfër e banal, as në artikulim, as në mendim, e as në veprim.

Fëlliqësia u buron këtyre ndotjeve së pari nga varfëria shpirtërore, kulturore e njerëzore. Si këto bakallëqet që u bënë publike, në dyert e spitaleve mund të dëgjoni përditë, por askush nuk ua vë veshin. Prej kësaj që plasi, nuk do të thotë që i zgjidhët hallet, do të ketë gjithnjë të tjera dhe ju, unë, ne të gjithë, do të shkojmë prapë, sepse nuk kemi si bëjmë ndryshe! Është pikërisht kjo vetëdije që i bën këta kamikaze të neveritshëm!/dritare.net