Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Si ushqehet çdo person sipas shenjës së tij astrologjike

Si ushqehet çdo person sipas shenjës së tij astrologjike

Astrologjia ka ndikim të madh tek shumë gjëra, por se mund të ndikojë edhe tek mënyra e të ushqyerit, kjo nuk i kishte shkuar në mendje askujt.

Dashi: Ngrënie e ngadaltë dhe kërkim pastërtie. Nëse në përgjithësi personat e kësaj shenjë adhurojnë shpejtësinë dhe spontanitetin, ushqimin preferojnë ta konsumojnë dalëngadalë dhe të kujdesen që ai të jetë i pastër. Nga ana tjetër dashët preferojnë gjërat pikante, të nxehta dhe japin energji.

Demi: Ushqyerje e ndarë nga emocionet. Ata kujdesen për veten dhe peshën kështu që kur hanë duan të ndihen të qetë, larg televizorit dhe çdo gjëje tjetër që i huton. Ushqimet më të preferuara janë makaronat, ëmbëlsirat dhe buka.

Binjakët: Ushqime të shumëllojshme. Personat e kësaj shenje adhurojnë të jene të shoqëruar gjatë një vakti dhe bëjnë muhabet. Shpesh ata nuk tregohen të vëmendshëm nëse kanë ngrënë sa duhet apo jo dhe harrojnë ndonjë vakt. Gjithsesi binjakët duan të provojnë gjëra të ndryshme përherë.

Gaforrja: Kujdes për ushqimin. Personat e kësaj shenje tregohen të kujdesshim me ushqimet që zgjedhin në mënyrë që ato të jenë sa më të shëndetshme, Kjo është edhe arsyeja pse shpenzojnë më shumë për këtë sektor.

Luani: Ushqim i rafinuar. Duke qenë se duan të duken në çdo moment, personat e kësaj shenjë adhurojnë të hanë vaktet nëpër restorante të shtrenjta. Perimet dhe frutat janë ato që nuk duhet të mungojnë kurrë.

Virgjëresha: Ushqyerje e kujdesshme. Personat e kësaj shenje mund të jenë të vetmit që ndjekin një dietë ushqimore pa pasur nevojë të dobësohen. Ata kujdesen për të qenë sa më të shëndetshëm.

Peshorja: Kontrollim i dëshirës për ëmbëlsira. Personat e kësaj shenje adhurojnë gjërat e ëmbla, por gjithmonë mundohen ta kontrollojnë këtë dëshirë të shfrenuar.

Akrepi: Ushqyerje e çrregullt. Personat e kësaj shenje janë nga ata që mund të hanë shume gjithë ditën madje edhe në 3 të natës, por mund të qëndrojnë edhe disa ditë pa ngrënë asgjë.

Shigjetari: Ushqim i pakët, pijë të shumta. Personat e kësaj shenjë mund të neglizhojnë shpesh ushqimin dhe e teprojnë me pijet. Kjo shkakton shpesh probleme me shëndetin dhe sidomos me aparatin tretës.

Bricjapi: Ushqyerje e ekuilibruar, por me pak teprim kripe. Personat e kësaj shenje duan të ushqehen mirë, gjithçka të jetë e shijshme dhe cilësore. I vetmi problem qëndron tek fakti se e teprojnë me kripën.

Ujori: Ushqyerje në orët e vona. Personat e kësaj shenje i zgjedhin me kujdes ato që konsumojnë dhe preferojnë frutat e perimet, vetëm se shpesh për shkak të punës hanë vonë. Kjo mund të shkaktojë probleme me shëndetin.

Peshqit: Detoks i rregullt. Personat e kësaj shenje kujdesen mjaft për veten dhe shpesh bëjnë kura detoksifikuese me dieta, ujë, etj. /A.S-Dritare.net