
Rutina juaj e bukurisë, sipas shenjës astrologjike
Dritare.net
Shenja juaj astrologjike mund të tregojë shumë për jetën tuaj të përditshme, por ajo gjithashtu mund të zbuloje edhe disa zakone në fushën e bukurisë. Çfarë rutine të ndiqni sipas shenjës tuaj zodiakale? Zbulojeni!
Dashi: Një rutinë bukurie e thjeshtë
Ashti si Keira Knightley, femrat e shenjës se dashit adhurojnë të vënë në pah veçantitë e tyre. Ato zgjedhin gjithmonë rruzhin e duhur, tonët e përshtatshme për sytë dhe penelin që ua bën sytë më të veçante. Për vetullat tregojnë kujdes të madh gjithashtu.
Demi: Një rutinë bukurie me tone të ngrohta
Femrat demi i adhurojnë nuancat e ngrohta për të vënë n pah sensualitetin e tyre të lindur. Ashtu si Jessica Alba, ato preferojnë ngjyrat rozë, bezhë apo kafe. Në mëngjes nuk harrojnë asnjëherë të përdorin kremin e duhur për një lëkurë gjithmonë të butë.
Binjakët: Një rutinë bukurie në ndryshim të përhershëm
Femrave binjake ju pëlqejnë shumë xixat, por duke qenë se shpesh nuk kanë kohë, ato nuk kujdesen me detaje për pamjen. Herë pas here i ndryshojnë produktet dhe nuk janë besnike të diçkaje.
Gaforrja: Mbizotërimi i shkëlqimit në fytyrë
Ashti si Selena Gomez, femrat e shenjës se gaforres duan të rrezatojnë gjithmonë, prandaj zgjedhin ngjyra dhe produkte me shkëlqim. Për përkujdesjen e lëkurës nuk preferojnë të shpenzojnë shumë dhe përdorin produkte natyrale. Ato kujdesen për të pasur përherë lëkurë të freskët dhe flokë të mrekullueshëm.
Luani: Flokët janë fiksimi më i madh
Femrat luani kanë një prioritet dhe ato janë flokët. Këto të fundit duhet teë shkëlqejnë gjithmonë dhe të duken sa më perfekte. Këto femra zgjedhin produktet më të mira sepse me të vërtetë krenohen për këtë pjesë.
Virgjëresha: Një rutinë bukurie me produkte natyrale
Femrat e shenjës së virgjëreshës, ashtu si Cameron Diaz, zgjedhin produktet që janë më të mira për lëkurën dhe trupin në tërësi. Ato përzgjedhin gjëra bio dhe pa përbërës kimike. Mjaltin, argjilën dhe miellin e thekrës e përdorsh shpesh për maska bukurie.
Peshorja: Të fiksuara më shumë pas paketimeve
Ashti si Kim Kardashian, femrat e shenjës së peshores fiksohen më shumë pas paketimit të produkteve te bukurisë sesa pas përbërjes që ato kane. Ato janë fanse të prodhimeve të limituara dhe të parfumeve sezonale. Ngjyrat më të preferuara janë roza dhe e kuqja.
Akrepi: Një rutinë bukurie me tone të errëta
Emma Stone adhuron buzëkuqet e erret dhe jo më kot. Në përgjithësi femrat e shenjës së akrepit janë misterioze e joshëse, duke zgjedhur më tepër nuancat e kafes dhe të kuqet e verës. Edhe për parfumin këto femra kujdesen goxha pasi duan gjithmonë të joshin.
Shigjetari: Një rutinë bukurie e thjeshtë, por dinamike
Rutina e bukurisë së femrave shigjetari duhet të jetë e thjeshtë, e shpejtë dhe dinamik, fiks që t’ju përshtatet me stilin e jetës që bëjnë. Zbutësi i buzëve dhe kremi hidratues nuk mungon asnjëherë në përditshmërinë e tyre prandaj kanë gjithmonë lëkurë të butë. Flokët përgjithësisht i lënë lëshuar dhe të shpupuritura.
Bricjapi: Një rutinë bukurie luksi
Bricjapet përgjithësisht zgjedhin produkte bukurie të markave te njohura sidomos kur kanë edhe lëkurë të ndjeshme. Ato nuk mendojnë aspak për paratë dhe shpenzojnë pa bërë llogari. Femrat bricjapi kujdesen shumë për fytyrën, shkojnë nëpër Spa dhe përdorin parfume tendencë dhe shumë të shtrenjtë.
Ujori: Një rutinë bukurie duke përdorur markat e reja
Femrat ujori duan t'i impresionojnë të tjetër me ngjyrat dhe stilin e tyre të veçantë. Shpesh ato zgjedhin produkte bukurie të reja dhe që pjesa më e madhe nuk i njeh. Duke qenë se merren me çështjet humanitare ato mund të përdorin edhe produkte tendencë në zhvillim në mënyrë që t'i mbështesin prodhuesit e rinj.
Peshqit: Një rutinë bukurie glamour
Femrat e shenjës së peshqve janë shumë glamour. Ato pëlqejnë ngjyrat e bukura për buzët dhe nuk harrojnë asnjëherë kremin hidratues që ua mban lëkurën të bute. Produktet me kripë deti dhe alga për të larguar qelizat e vdekura janë më të preferuarat për to. /A.S-Dritare.net

















