
Personaliteti i çdo bebeje sipas shenjës së tij astrologjike
Dritare.net

Bebja qan, nuk flet dot dhe jeni të mërzitur? Në fakt nuk është e lehtë të kuptosh një fëmijë të vogël, por nëse kuptoni personalitetin e tyre mund t'i ndihmoni. Zbulojeni atë në bazë të shenjës që ka bebja juaj në zodiak.
Bebja dash. I vogli juaj ka shumë energji, por nuk lëviz dot për shkak të moshës kështu që për ta qetësuar jepini lodra që bëjnë muzikë dhe që lëvizin.
Bebja dem. Vogëlushët e shenjës së demit adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet kështu që janë ato që i qetësojnë.
Bebja binjak. Nervoz dhe aspak i qetë, një fëmijë i kësaj shenjë nuk fle shumë dhe mërzitet shpejt.
Bebja gaforre. Kapricoz, i brishtë dhe shumë i ndjeshëm, një bebe e kësaj shenje ka nevojë për dashuri.
Bebja luan. Bebet e kësaj shenje flasin shumë me mënyrën e tyre dhe duan të jenë përherë në qendër të vëmendjes.
Bebja virgjëreshë. Vogëlushi juaj do qëndrueshmëri përndryshe irritohet dhe nuk është i qetë.
Bebja peshore. Vogëlushët e kësaj shenje duan të jeni të rrethuar nga shumë njerëz sepse ashtu ndihen mirë dhe të gëzuar.
Bebja akrep. Bebet e kësaj shenje janë intensivë dhe lunatikë, kështu që më mirë t'ua plotësosh dëshirat sepse do grinden.
Bebja shigjetar. I vogli juaj është shumë i qeshur dhe dëshiron gjithë kohës të jetë në kontakt me të tjerët.
Bebja bricjap. Vogëlushi juaj preferon të qëndrojë vetëm dhe është më i pjekur për moshën që ka.
Bebja ujor. Të vegjlit e kësaj shenje adhurojnë të jenë të natyrë dhe të kenë lodra origjinale.
Bebja peshk. Vogëlushi juaj është shumë i ndjeshëm kështu që tregohuni përherë të kujdesshëm për mjedisin që i krijoni. /dritare.net

















