Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Për të qenë të shëndetshëm e në formë, ja regjimi astrologjik i Gaforres

Për të qenë të shëndetshëm e në formë,

Për t’u ushqyer më mirë e për të qenë në formë ndiqni një regjim sipas astrologjisë. Ja çfarë duhet të kenë parasysh gaforret, të cilat janë shumë të lidhura me familjen dhe gatimet tradicionale të fëmijërisë.

Duke qenë nostalgjikë për të shkuarën, personat e shenjës së gaforres tundohen shpesh nga : ëmbëlsirat e fëmijërisë, karamelet dhe çdo gjë tjetër e asaj periudhe. Aromë më e vogël ata i tërheq pafund.

Edhe pse në përgjithësi gaforret nuk hanë shumë ushqim dhe janë të ekuilibruar në atë që konsumojnë, ato marrin peshë vetëm për shkak të teprimit në disa raste. Mirë do jetë që ta frenojnë veten sidomos në momente stresi. Një tjetër këshillë e yjeve është pirja e sa më shumë uji.

Nga ana tjetër, për të qenë në formë gaforret duhet të merren edhe me not. Me pak fjalë për të qenë të shëndetshëm dhe me super linja, personat e kësaj shenje duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për gjërat që do t’iu ndodhin nëse e teprojnë me ushqimin. /A.S-Dritare.net