Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Për të qenë të shëndetshëm e në formë, ja regjimi astrologjik i Demit

Për të qenë të shëndetshëm e në formë,

Për t’u ushqyer më mirë e për të qenë në formë ndiqni një regjim sipas astrologjisë. Ja çfarë duhet të kenë parasysh demat, të cilat janë kokëfortë, por të qëndrueshëm.

Në përgjithësi personat e kësaj shenje kanë karakter të fortë dhe dinë të arrijnë objektivat pavarësisht pengesave që iu dalin. Lidhur me ushqimin mund të themi se ata e adhurojnë, shpesh tundohen, por dinë edhe ta frenojnë veten kur duhet.

Një veçanti e demave është se ata gatuajnë vetë pjata të mrekullueshme dhe shijojnë çdo gjë. Mirë është që t’i venë vetes disa fre në disa raste sepse nuk ju bën mirë për shëndetin. Kujdes duhet të bëjnë edhe me çokollatat dhe yndyrnat pasi do shëndoshen shumë lehtësisht.

Që demat të fillojnë një regjim duhet të jenë të sigurt dhe një rekomandim nga mjeku është ai që i ndërgjegjëson menjëherë. Për të qenë më në formë duhet të hamë nga pak dhe gjëra të shëndetshme. Perimet, frutat dhe peshkun duhet t’i privilegjojnë. Me peshk dhe fruta deti ka plot mundësi qe te përgatisin vakte te shijshme e te shëndetshme. Një tjetër këshillë nga yjet është që të mos neglizhojnë mëngjesin. Edhe sikur një pije ose një fetë bukë me pak reçel dhe ndonjë frutë ju bën shumë mirë. /A.S-Dritare.net