Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Një rutinë bukurie për çdo shenjë horoskopi

Një rutinë bukurie për çdo shenjë horoskopi

Përdorim kremrash, buzëkuqë, manikyrë... Ja rutina e bukurisë për çdo shenjë horoskopi.

Dashi. Ju kujdeseni mjaft për veten duke përdorur produkte të thjeshta dhe sa më bio. Sipas Dritare.net, ju dashët tregoheni të kujdesshme veçanërisht për lëkurën, dhëmbët dhe flokët.

Demi. Ju tregoni një vëmendje të veçantë për lëkurën dhe përdorni vetëm produkte natyrale.

Binjakët. Ju nuk duroni dot të keni thonj të pakuruar dhe kujdeseni mjaft për duart në tërësi. Ato janë përherë të buta dhe të bukura.

Gaforrja. Ju jeni shumë të kujdesshme me zgjedhjen e parfumit dhe nuk e ndërroni atë prej vitesh. Nga ana tjetër doni të keni edhe linja perfekte prandaj çdo mëngjes bëni ushtrime frymëmarrjeje për të shmangur fryrjen.

Luani. Ju jeni tejet të përkushtuara pas flokëve dhe harxhoni shuma marramendëse për këtë gjë. Të gjithë ua adhurojnë shkëlqimin dhe butësinë e tyre.

Virgjëresha. Ju nuk harroni kurrë të fshini makijazhin para gjumit dhe keni një lëkurë të pastër e plot shkëlqim.

Peshorja. Ju e dini mirë çfarë produkti iu përshtatet për çdo pjesë të trupit, por iu pëlqen të provoni edhe gjëra të reja. Në tërësi kujdeseni nga pak për çdo detaj të bukurisë.

Akrepi. Ju jeni shumë të kujdesshme për higjienën dhe keni një lëkurë perfekte. Nga ana tjetër nuk harroni asnjëherë të vendosni buzëkuq para se të dilni nga shtëpia.

Shigjetari. Ju iu kushtoni mjaft vëmendje flokëve tuaj, por nuk harroni as të bëni palestër çdo ditë për të pasur trup perfekt.

Bricjapi. Ju iu pëlqen të jeni sa më klasike në pamje dhe i kushtoni vëmendje të veçantë lëkurës së ndjeshme që keni.

Ujori. Ju ujorët kujdeseni mjaft për këmbët në tërësi dhe bëni shpesh masazhe që ato të duken sa më bukur.

Peshqit. Ju nuk e lini asnjëherë pas dore pedikyrin pasi doni të dukeni të bukura nga koka deri tek këmbët. /A.S-Dritare.net