Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Një model flokësh për çdo shenjë astrologjike

Një model flokësh për çdo shenjë astrologjike

Flokë të gjatë, të shkurtër, me shkallëzim, kaçurrela, ja çfarë iu përshtatet me shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi: Modelet pranverore dhe dinamike. Modeli carre i çrregullt, me disa onde, balluke të çrregullta si dhe flokët me gjatësi mesatare dhe ngjyrë bionde apo të kuqe janë ato që iu shkojnë më tepër.

Demi: Modelet e flokëve mashkullore, klasike dhe joshëse. Prerjet asimetrike, me volum, balluke apo krehje të fryra janë ato më interesantet për ju.

Binjakët: Modelet pranverore, carre dhe rinore. Prerjet me shkallëzim, balluke të çrregullta dhe nuanca rebele janë idealet.

Gaforrja: Modelet glamour, natyrale dje me valëzime. Prerjet e çrregullta dhe që duken si të pakrehura janë ato më idealet.

Luani: Modelet Marilyn Monroe dhe super femërore. Flokët carre të shkurtra e të shpupuritura, me apo pa balluke dhe me krehje me volum, janë ato që do iu bëjnë të shkëlqeni.

Virgjëresha: Modelet klasike me vijë në mes ose anash. Mund t’i mbani të gjata, mesatare dhe si të dëshironi.

Peshorja: Modelet me onde dhe balluke. Mund t’i mbani carre ose me gjatësi mesatare, mjafton të kenë inde oshtë dhe balluke.

Akrepi: Modelet me balluke të gjatë dhe shkallëzim. Preferoni balluket rebele, prerjet e çrregullta dhe me gjatësi mesatare.

Shigjetari: Modelet e flokëve të gjatë e me disa valëzime. Preferoni edhe pak volum dhe vendoseni në pah fytyrën tuaj.

Bricjapi: Modeli carre i shkurtër dhe balluke. Disa onde të çrregullta do e bënin pamjen edhe më të bukur.

Ujori: Modelet glamour dhe moderne. Zgjidhni flokët me kaçurrela dhe sa më natyrale.

Peshqit: Modelet elegante si sirenë. Flokët me shkallëzim, disa onde dhe efekt si të lagur janë ato më të përshtatshmet për ju. /A.S-Dritare.net