Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Një lloj akulloreje për çdo shenjë horoskopi

Një lloj akulloreje për çdo shenjë horoskopi

Shenja astrologjike vërtet tregon shume për karakterin, por ama edhe për shijet. Zbuloni cila është akullorja qe ju përshtatet me shume.

Dashi: Akullore me çaj jeshil. Ju dashet doni te jeni gjithmonë lider dhe e adhuroni veprimin. Provimi i gjerave te reja bën pjese ne te përditshmen tuaj kështu qe një akullore me çaj jeshil do e adhuronit.

Demi: Akullore me vanilje, karamel, pana dhe qershi. Sipas Dritare.net, ju demave ju pëlqejnë klasiket, por jo te shërbyera dosido. Për këtë arsye ju e adhuroni një akullore me vanilje, por te mbuluar me karamel, pana dhe disa qershi.

Binjaket: Akullore me çokollate dhe gjalpë kikiriku. Ju binjakeve ju pëlqen te përzieni shijet kështu qe një akullore me çokollate dhe gjalpë kikiriku.

Gaforrja: Akullore e thjeshte me një shtrese te holle çokollate. Ju gaforret jeni te thjeshte dhe nuk ju pëlqejnë gjerat shume te ngarkuara kështu qe edhe akullorja qe ju përshtatet me shume është ajo me një shije te lehte dhe me pak çokollatë.

Luani: Akullore me shije te ndryshme. Ju luanët nuk kënaqeni me pak ne asnjë fushe kështu qe edhe akulloren duhet ta zgjidhni me shije te ndryshme dhe ne sasi te madhe qe te ngopeni dhe te shijoni gjithçka sa me shume.

Virgjëresha: Akullore me kos. Ju virgjëreshat kujdeseni pafund për veten dhe bëni zgjedhje te shëndetshme. Përbërësit natyrale ju pëlqejnë jashtëzakonisht dhe cilësia është mbi gjithçka. Akullorja me kos, as shume e ëmbël dhe as shume kalorike është e duhura për ju.

Peshorja: Akullore me vanilje dhe biskota. Ju peshoret nuk ndiheni te lumtur nëse ata qe doni nuk janë te lumtur. Kjo është arsyeja pse preferoni tasat me akullore me vanilje dhe me disa copa biskotash për te ndare çdo gjë me miqtë dhe familjaret.

Akrepi: Akullore me shume çokollate. Akrepat ne përgjithësi janë persona misterioze dhe qe nuk kuptohen lehtësisht. Akullorja qe atyre ju përshtatet dhe qe e adhurojnë ne çdo moment është ajo me shume çokollate te zeze.

Shigjetari: Akullore "Mokka". Ju shigjetaret adhuroni te udhëtoni dhe te përjetoni aventura te reja. Akulorja Mokka është fiks për ju. Ajo përmban kafeine çka ju bën edhe me energjike gjate ditës.

Bricjapi: Akullore me "stracciatella". Bricjapet nuk janë shume te dhënë pas eksperiencave te reja dhe preferojnë shijet qe i njohin tashme. Cilësia, përmbajtja dhe tradita janë elementet kyçe për te zgjedhur akulloren, kështu qe "stracciatella" është e duhura.

Ujori: Akullore me avokado, kokos dhe qershi. Ju ujoret e respektoni natyrën, e doni ekologjinë dhe jeni te hapur për risi. Akullorja me avokado, kokos dhe qershi është një shpërthim i vërtetë shijesh dhe mjaft i përshtatshëm për ju.

Peshqit: Akullore ylber. Ju peshqit doni t'iu jepni një pamje te re gjerave me te zakonshme. Gjithmonë jeni kreative, te pandalshëm dhe artiste ne shpirt. Kjo është arsyeja pse akullorja e preferuar është ajo me shume ngjyra qe kombinon shije te ndryshme. /A.S-Dritare.net