Më trego shenjën astrologjike të të them si vishesh e si mbahesh
Dritare.net
Shenja jonë astrologjike mund të përcaktojë mënyrën se si silleni dhe se si joshin, por ajo gjithashtu mund të thotë shumë edhe për veshjen dhe mbajtjen tonë në përgjithësi. Sipas çdo shenje zbuloni stilin dhe te veçantat e gjithsecilës.
Plot gjallëri si një dash
Ju femrat e shenjës së dashit keni kokëforta dhe doni të bëni atë që ju thotë mendja. Në veshje keni stilin tuaj, adhuroni ngjyrat e errëta dhe aksesorët që tërheqin vëmendjen. Për sa i përket makijazhit, jeni të thjeshta. Zakonisht vendosni rimel, penel, pak rruzhë tel mollëzat dhe kaq.
Pragmatike si femrat demi
Ju femrave të shenjës së demit ju pëlqejnë gjërat praktike. Kjo nuk do të thotë së vishni streçe dhe shapka edhe kur dilni, por preferoni për shembull kominoshet me stil mashkullor apo jumsuits të lirshme kombinuar me atlete. Për flokët zgjidhni modele të thjeshta e që nuk kërkojnë përkujdes të madh, ndërkohë që makijazhi i thjeshtë për ju është një ligj.
Kurajoze si binjaket
Ju femrat e shenjës së binjakëve i adhuroni eksperiencat dhe të veçantat. Nuk i ndiqni shumë tendencat pasi dini te jeni ndryshe edhe duke veshur atlete apo një veshje të thjeshtë. Tek makijazhi dhe flokët ngulmoni më tepër. Buzëkuqe të ndezur, modele flokësh disi "te çmendura", me pak fjalë asgjë nuk ju tremb.
Elegancë për mis gaforret
Ju gaforret jeni shumë emocionale dhe kjo vihet re edhe ne pamjen tuaj. Gjithmonë zgjidhni gjëra klasike dhe me ngjyra të buta. E njëjta gjë ndodh edhe me makijazhin, me të cilin nuk e teproni, por me delikatesë tërhiqni vëmendjen.
Fosforeshente si luanët
Ju femrat luani doni të tërheqin gjithmonë vëmendjen dhe luani me stilin e veshjes për të arritur këtë gjë. Ju zgjidhni ngjyra të forta dhe motive të guximshme. Luksin gjithashtu e adhuroni. Makijazhi. Edhe në këtë plan nuk i vini vetes limite as me ngjyrat dhe as me stilin.
Minimaliste si virgjëreshat
Perfeksionimi juaj vihet re edhe në stilin që keni. Ju femrave të virgjëreshës ju pëlqejnë gjërat klasike, por pa e tepruar. Për sa i përket makijazhit dhe flokëve, ju zgjidhni ngjyra natyrale dhe bëni gjithçka për t'u dukur elegante.
Mes shumë stilesh si peshoret
As sportive, as klasike, as trendy. Ju peshoreve ju pëlqen te ndryshoni stile dhe nuk visheni gjithmonë njëlloj. Në ekuilibër ndiheni më mirë dhe kjo vlen edhe për makijazhin.
Në pararojë si Akrepat
Ju akrepave ju pëlqen të luani me limitet dhe guximi nuk ju tremb. Stili juaj i veshjes është reflektim i personalitetit të ndjeshëm dhe kreativ në të njëjtën kohë. Me makijazhin guxoni dhe provoni gjithçka qe ju pëlqen pa pasur kufizime.
Sy të mprehte si shigjetaret
Ju femrat e shenjës së shigjetarit adhuroni veshjet e guximshme. Ju ndiheni gjithmonë të lira dhe kjo reflektohet edhe ne pamjen tuaj. tendencat e reja ju tërheqin dhe nuk ngurroni t'i ndiqni. Kjo gjë vlen edhe për makijazhin.
Te luash me sigurinë si bricjapet
Ju femrave të shenjës së bricjapit nuk ju pëlqen të ndërmerrni rreziqe dhe nuk eksperimentoni. Për veshjet ashtu si dhe për makijazhin zgjidhni nuanca neutrale, sigurisht pa e humbur elegancën.
Jashtë rregullave si ujorët
Ju femrat e shenjës së ujorit nuk do i respektoni kurrë kodet e veshjes. Do visheni përherë sipas mënyrës tuaj dhe do zgjidhni ato me të cilat ndiheni rehat. Gjithmonë e dini çfarë doni dhe çfarë jo. Me makijazhin mund të eksperimentojnë pak me tepër, ndërkohë që për manikyrin dhe flokët mund të provojnë dhe ngjyra të veçanta.
Ndërmjet dy ujërave si peshqit
Në gardërobë e ju femrave të shenjës së peshqve ka veshje me ngjyra te lehta dhe te freskëta që të kujtojnë pushimet. Nga ana tjetër për makijazhin ju pëlqejnë ngjyrat e errëta tek sytë, peneli dhe rimeli./ A.S-Dritare.net