Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Më trego shenjën astrologjike, të të them muzikën që preferon

Më trego shenjën astrologjike, të të them muzikën

Të gjithë dëgjojnë muzikë, por secili ka preferencat e veta. Ja çfarë rryme përshtatet me secilën shenjë astrologjike.

Dashi: Tekno. Duke qenë natyrë impulsive, të lindurit e shenjës së dashit adhurojnë të dëgjojnë muzikën house dhe tekno, gjithçka që pulson dhe e bën trupin te lëvizë.

Demi: Folk. Demat preferojnë muzikën e lidhur me kulturën, prandaj rrymat më të preferuara teëtyre janë folk dhe country.

Binjaket: Elektro. Sipas Dritare.net, të lindurit e shenjës së binjakëve kanë një anë prej adoleshenti, për këtë arsye ata tërhiqen nga muzika elektronike plot gjallëri.

Gaforrja: Këngët franceze. Romantikë, të ndjeshme dhe të butë, gaforret parapëlqen të dëgjojë muzikë me instrumente të qetë si harpë dhe piano, madje edhe muzike fëmijënore. Këngët franceze janë idealet.

Luani: Komeditë muzikale. Muzika që preferojnë më shumë luanët është ajo e kënduar në komeditë muzikore. Si gjithmonë personat e kësaj shenje duan të jenë më të veçantët.

Virgjëresha: Muzika mesjetare. Të turpshëm dhe seriozë, personat e shenjës së virgjëreshës parapëlqejnë të dëgjojnë muzikën mesjetare që ua mbush zemrën e shpirtin.

Peshorja: Këngët e dashurisë. Eh dashuria... Kjo është ndjenja që i bën peshoret të jetojnë, prandaj këngët që flasin për të janë ato më të parapëlqyerat.

Akrepi: Rock. Agresivë, rebelë dhe antikonformistë, akrepat i tërheq tej mase muzika rock, hard rock dhe metal.

Shigjetari: Jazz. Gjithmonë në kërkim të lirisë, ëndërrimtaret shigjetare e gjejnë veten tek muzika jazz.

Bricjapi: Muzika klasike. Serioze dhe disi të veçuar nga të tjerët, bricjapët adhurojnë muzikën klasike. Me anë të kësaj ata arrijnë të marrin edhe më shumë respekt nga ata që i rrethojnë.

Ujori: Muzikë e çdo lloji. Mjaft tolerantë dhe të pavarur, ujorët nuk i pëlqen parimet dhe kufizimet. Kjo është arsyeja pse edhe për muzikën ata nuk kanë shije të veçanta, por mund të dëgjojnë çfarëdo lloj rryme.

Peshqit: Muzika operistike. Ëndërrimtarë, kreativë dhe me shpirt artisti, peshqit adhurojnë gjithçka që është estetike. Muzika më e përshtatshme është ajo operistike. /A.S-Dritare.net