
Më thuaj shenjën e horoskopit, të të tregoj si të përballosh vapën përvëluese
Dritare.net
Keni provuar çdo lloj mënyre, por sërish nuk po e përballoni dot të nxehtin e stinës? Ne po ju tregojmë disa truke të thjeshta që mund t’iu ndihmojnë në bazë të shenjës që keni në horoskop.
Dashi: Qetësohuni. Me siguri do vrenjtni vetullat kur ta lexoni këtë këshillë, por duke vazhduar më poshtë do të bini dakord me ne. Ju në fakt jeni gjatë gjithë kohës në lëvizje prandaj keni aq shumë vapë. Për të shmangur këtë gjë mundohuni të rini të qetë e të mos stresoheni, pasi kjo gjë shkakton rreth 74% të nxehtësisë tuaj trupore. Pushoni nga pak!
Demi: Zgjidhni receta të freskëta. Juve iu pëlqen të qëndroni në shtëpi, por për t’i bërë ballë vapës së stinës mirë është të sakrifikoni pak me ushqimin e të zgjidhni receta të thjeshta e të freskëta. Një supë e freskët me domate, humus, perimet e freskëta, etj janë disa zgjedhje.
Binjakët: Shmangni nxehtësinë nga pajisjet. Nuk është faji juaj që shenja e horoskopit që keni është e dhënë pas teknologjive dhe komunikimit, por në këtë vapë mundohuni të shmangni sa të mundeni pajisjet që sjellin nxehtësi si: furra, kompjuteri, etj.
Gaforrja: Krijoni vetë kundër-nxehës. Juve iu pëlqen të testoni dhe të shpikni gjëra. Në këtë vapë të madhe mundohuni të gjeni mënyra kundër nxehtësisë. Mund të përdorni çarçafët e lagur për shembull.
Luani: Freskohuni me akuj. Vendoseni freskuesen pas një bidoni me ujë të akullt dhe do freskoheni menjëherë.
Virgjëresha: Lani e pastroni shtëpinë. Lani dyshemenë me ujë të freskët, nderoni çarçafët, vishni veshje gjysmë të thata, lani enët me ujë të ftohtë dhe do ndiheni më mirë.
Peshorja: Përshtatni veshjet. Ju në përgjithësi nuk bëni kompromise për sa iu përket veshjeve, por tashmë është koha të ndryshoni. Zgjidhni materiale linoje dhe pambuku për tu ndier më të freskët. Aksesorët shmangini sepse do t’iu sjellin më shumë vapë.
Akrepi: E gdhini. Ju duhet të zgjidhni “vampirin” që keni brenda vetes. Mbyllni perdet dhe flini ditën për të qëndruar zgjuar gjatë natës së freskët.
Shigjetari: Shtoni bimët në shtëpi. Shpërndajini ngado bimët e gjelbra dhe lulet pasi do iu mbajnë më freskët këtë periudhë.
Bricjapi: Qëndroni në vaskë. Nëse ju duhet të punoni nga shtëpia këtë periudhë gjeni një mënyrë dhe vendoseni kompjuterin pranë vaskës. Do ndiheni më të freskët.
Ujori: Shihni filma me alpinizëm. Për t’u freskuar, mbështetuni tek forca imagjinatës. Flini më zhurmën e ujit që rrjedh, shiut që bie apo të borës që shkelet. Shihni edhe dokumentare me alpinizëm apo do ju duket vërtet sikur jeni diku në një vend të ftohtë.
Peshqit: Futini këmbët në ujë me copa akulli. Lagini shpesh duart, qafën, tëmthat dhe këmbët. Këto të fundit futini ndonjëherë edhe në ujë me copa akulli pasi do freskoheni goxha. /A.S-Dritare.net

















