
Karakteristikat e veçanta të femrave të shenjës së Shigjetarit
Dritare.net
Këto femra adhurojnë lirinë dhe janë gjithë kohen në kërkim të aventurave.
Femrat e shenjës së shigjetarit janë bujare dhe inteligjente. Atyre ju pëlqejnë lojërat e dashurisë dhe kërkojnë një partner të ri nëse ai që kanë nuk i kënaq sa duhet.
Këto femra janë të sinqerta, të drejtpërdrejta, të dashura dhe nuk bëjnë lajka. Lirinë e adhurojnë dhe janë gjithmonë gati për udhëtime dhe njohje personash te rinj. Me ata që vërtet i kanë për zemër, ato mund të ndajnë edhe çastet e lumturisë.
Lidhjet afatgjata nuk janë për to, përkundrazi shigjetaret janë në kërkim të përhershëm të aventurave romantike dhe emocionale. Gjithsesi nëse gjejnë dikë të fortë, inteligjent dhe që i surprizon gjithmonë, lidhja mund të zgjasë disi.
Në disa momente femrat e shenjës së shigjetarit mund të bëhen impulsive dhe të paduruara, e nga ana tjetër nuk i tregojnë pikat e tyre të dobëta dhe të forta.
Femrat shigjetare janë gjithë kohës në kërkim të mbrojtjes e të sigurisë dhe për t'ia dalë përdorin ambicien. Në disa momente ato nuk reflektojnë si duhet dhe nuk i marrin parasysh pasojat duke pasur edhe probleme.
Pikat e forta të femrave të shenjës së shigjetarit janë: spontaniteti, shija për risi dhe të qenit të hapur me të gjithë.
Pikat e dobëta të femrave të shenjës së shigjetarit janë: mungesa e përkulshmërisë, idealizmi dhe krenaria e tepruar. /A.S-Dritare.net

















