Ju pëlqen piercing-u? Ja ku ta vendosni sipas shenjës astrologjike
Dritare.net
Doni te vendosni një piercing te ri, por nuk e keni vendosur ende se ne cilin vend? Po sikur ta linit gjithçka ne dore te arstrologjise? Tek kërthiza, tek veshi, tek vetulla... Janë shenjat e horoskopit qe tregojnë vendin e duhur.
Dashi: Tek gjuha
Krenare dhe te pavarura ju vendosni gjithmonë vete për gjithçka. Duke qene se doni te bini ne sy, piercing-u tek gjuha është i duhuri pasi del ne pah sa here flisni.
Demi: Tek pjesa e sipërme e veshit
Ju demave ju pëlqen thjeshtësia dhe eleganca. Një piercing ne pjesën e sipërme te veshit nuk do ju pengoje aspak dhe do ju beje te dukeni këndshëm.
Binjaket: Tek pjesa anash veshit
Ne përgjithësi ju binjaket nuk merrni dot vendime menjëherë dhe piercing-u ne këtë pjese është ideali për te pavendosurit.
Gaforrja: Tek hunda
Duke qene persona emotive, ju gaforret i tejkaloni edhe vendimet qe merrni. Çdo zgjedhje behet e mirëmenduar. Një vath i bukur tek te dyja anët e hundës është ideali për ju.
Luani: Tek koka e njërit gjoks
Për ju vendosje e një piercing-u është bërja e diferencimit. Ashtu si Bella Hadid ju doni te jeni te veçanta dhe te keni asimetri.
Virgjëresha: Tek pjesa e veshit sipër
Një apo dy vathe ne këtë pjese nuk do ju shkaktoje as dhimbje dhe as siklet. Ai është mjaft praktik dhe nëse pendoheni mund ta hiqni dhe asgjë nuk do duket.
Peshorja: Tek pjesa ndarëse e hundës
Ju peshoret jeni me stil dhe doni te guxoni here pas here. Estetika është shume e rëndësishme për ju dhe ndonjëherë përcakton edhe humorin. Këtë piercing mund ta vendosni dhe te dukeni te veçanta ose mund ta hiqni dhe do dukeni te thjeshta.
Akrepi: tek kokat e gjoksit
Për akrepat ky piercin behet me shume për ndjeshmërinë e kokave te gjoksit sesa për te ndjekur një tendence mode. Ju doni te keni një sekret seksi te cilin do ta dini vetëm ju dhe partneri.
Shigjetari: Tek kërthiza
Koha e arte e vendosjes ne piercing-ut tek kërthiza mbase ka kaluar, por ju shigjetareve nuk ju interesojnë shume tendencat e modës.
Bricjapi: Tek pjesa e brendshme e veshit
Ne fushën e tendencave dhe ndikimeve ju jeni mbretëreshat e zodiakut. Piercing-un preferoni ta vendosni tel pjesa e brendshme e veshit.
Ujori: Tek pjesët gjenitale
Ju ujoret ndiqni gjithmonë rrugën tuaj, dini çfarë doni dhe kur e doni. Gjithmonë ju pëlqen te keni diçka qe askush nuk e ka madhe dhe e vendosni piercing-un ne një vend te veçante.
Peshqit: Tek pjesa e mesit te veshit
Duke qene se kreativiteti është forca motorike pas çdo vendimi, edhe piercing-un preferoni ta vendosni ne një vend delikat siç është pjesa e mesit te veshit./A.S-Dritare.net