Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Ja sa sensuale është secila shenjë astrologjike!

Ja sa sensuale është secila shenjë astrologjike!

Zbuloni sa sensuale jeni sipas shenjës tuaj të horoskopit.

Dashi

Për personat e shenjës se Dashit, sensualiteti dhe misteri nuk janë shumë të rëndësishme pasi sipas tyre është pasioni ai që mban të forte një lidhje. Provokimi atyre ju pëlqen shumë dhe eksperimentojnë për çaste sa më të zjarrta në çift.

Demi

Për demat sensualiteti është shumë i rëndësishëm. Ata kujdesen edhe për pamjen e jashtme në mënyrë që të krijojnë gjithmonë një ambient harmonik në intimitet.

Binjakët

Binjakët joshen shumë nga sensualiteti, por vete ata nuk janë shumë sensuale. Arsyeja? Sipas tyre komunikimi është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

Gaforrja

Për gaforret sensualiteti është shumë i rëndësishëm për të pasur një marrëdhënie të ngrohtë. Ata kujdesen gjithmonë për të qenë në lartësinë e duhur sepse pa sensualitet nuk mund t'i shprehin dot as ndjenjat.

Luani

Luanët e adhurojnë sensualitetin. Në disa momente ata mund të jenë të qete, por në disa të tjera mund të bëhen pasionantë.

Virgjëresha

Për virgjëreshat sensualiteti nuk është pika e tyre më e fortë. Dekori, ambienti dhe veshjet janë shumë më të rëndësishme për të kaluar momente të mrekullueshme.

Peshorja

Kur janë ne një lidhje, peshoret kanë gjithmonë nevojë për sensualitet. Çdo fjalë dhe çdo gjest duhet të përmbajë edhe mister dhe pasion. Edhe për ta joshur një person të kësaj shenje duhet të luash fort me joshjen.

Akrepi

Akrepat nuk janë shumë sensuale vetë, por partnerin e duan mjaft joshësh dhe sensual.

Shigjetari

Shigjetarët janë tejet sensuale dhe përdorin strategjitë e duhura për të treguar cilësitë dhe aftësitë e tyre. Sensualitetin ata e tregojnë edhe me gjeste e veprime.

Bricjapi

Personat e shenjës së bricjapeve mendojnë se besimi është shumë më i rëndësishëm sesa sensualiteti. Ata nuk i shprehin shumë ndjenjat dhe parapëlqejnë të hyjnë direkt në veprim.

Ujori

Ujorët janë sensualë dhe për ta kjo gjë nuk ka kufij asnjëherë.

Peshqit

Peshqit janë sensualë, por në shumicën e kohës jetojnë në një botë mistike. Eksperiencat fizike me personat e kësaj shenje e tejkalojnë imagjinatën. /A.S-Dritare.net