
Femër virgjëreshë? Ja përkujdes i duhur për të shkëlqyer gjithmonë
Dritare.net
Ju virgjëreshat jeni metodike dhe mjaft të organizuara, por për t'u dukur sa më perfekte ne pamja, ja çfarë duhet të keni parasysh.
Stili që ju përshtatet më shumë
Femrat e shenjës së virgjëreshës janë të fiksuara pas elegancës. Në dollapët e tyre mbizotërojnë veshjet me ngjyrë: të zezë, bordo, blu e errët dhe nuancat e bezhës. Prerjet klasike dhe materialet e lehta janë perfektët për to pasi i bëjnë të ndihen të lira dhe rehat. Në ndonjë mbrëmje virgjëreshat mundet edhe të ndryshojnë duke u dukur super seksi me veshje të errëta dhe aksesore të rafinuar. Në periudhat e ftohta mund të abuzojnë me : shallet e të gjitha llojeve, me dorashkat dhe çdo aksesor tjetër.
Makijazhi
Për sa i përket makijazhit duhet thënë se femrave të shenjës se virgjëreshës ju përshtatet mjaft një makijazh hibrid, pra gjysme makijazh e gjysmë përkujdes. Fondatinat e lëngshme janë idealet për ta dhe ne disa dite edhe shtimi i pudrës mat. Për sytë idealet janë nuancat e lehta si: kafja, grija, jeshilja marine, ndërkohë që për buzët ju shkon buzëkuqet mat të kuq ose rozë dhe përdorimi i lapsit.
Parfumi
Duke qenë të turpshme dhe të rezervuara, virgjëreshave ju duhet një parfum i lehtë pse jo me aromë frutash, livande, etj. /A.S-Dritare.net

















