Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Femër ujori? Ja përkujdesi i duhur për të shkëlqyer gjithmonë

Femër ujori? Ja përkujdesi i duhur për të shkëlqyer

Ju femrat e shenjës së ujorit doni gjithmonë të veçoheni dhe të bini në sy prandaj gjeni mënyrat e duhura për ta arritur këtë gjë. Ashti si Karl Lagerfeld ju tentoni gjithë kohës të zbuloni gjëra të reja prandaj shumë ndjekin shembullin tuaj e ju kopjojnë.

Stili që ju përshtatet më shumë

Femrat e shenjës së luanit nuk ndjekin tendencat, por i krijojnë ato. Stili i veçantë, i guximshëm dhe gjithmonë me shije është ai që i bën të duken perfekte. Ngjyrat më të preferuara dhe që ju shkojnë më tepër janë: jeshilja, vjollca, bluja marin, e zeza dhe e bardha. Aksesorët që bëjnë diferencën janë gjithashtu të preferuarat e tyre. Stilet që përdorin janë të ndryshme dhe në përputhje me ambientet dhe gjendjen shpirtërore. Me një stil disi mashkullor, një bluzë me “V” shumë të hapur, një bizhuteri të madhe dhe një çantë e zeze me shkëlqim do duken edhe më perfekte.

Makijazhi

Për një pamje më të bukur në fytyrë femrat ujori duhet të zgjedhin BB krem në formë kremoze ose të lëngshme në mënyrë që mos dallohet shumë. Lapsi në rrënjën e qerpikëve do ua tregojë sytë edhe më bukur, ashtu si peneli me ngjyra të dukshme. Tek buzët më shumë do ju shkojë një buzëkuq rozë, bezhë ose portokalli, pasi ata do iu japin një pamje më të freskët.

Parfumi

Parfumet ideale për femrat e shenjës së ujorit janë ato me aroma livande, lulesh orientale apo vanilje. Esencat natyrale si: rozmarinë, agrume, vanilje, karafil, santal, gardenia, orkide, vjollcë, etj krijojnë fragrancat që ju përshtaten më shumë. /A.S-Dritare.net