Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Femër peshorja? Ja përkujdesi i duhur për të shkëlqyer gjithmonë

Femër peshorja? Ja përkujdesi i duhur për të shkëlqyer

Ju femrat e shenjës së peshores keni stilin tuaj, visheni seksi dhe keni disa aksesorë pa të cilët nuk bëni dot. Ashtu si Rihanna, e cila nuk do ishte e njëjta pa çizmet e gjata, ashtu edhe ju nuk bëni dot pa këpucët "stiletto".

Stili që ju përshtatet më shumë

Femrat peshore janë shumë të përkujdesura në stil dhe nuk gabojnë asnjëherë. Ato koleksionojnë gjithçka që i vë më në pah dhe veçanërisht aksesorët që përmbushin plotësisht një veshje. Ngjyrat që ju shkojnë më tepër janë: bojëqielli, roza, e kuqja e lehtë, e bardha dhe nuancat e bezhës, ndërsa materialet më të përshtatshme janë: sateni dhe dantella. Me këpucë të larta e me takë të holle, me dekolte të hapura, prerje delikate dhe detaje seksi, këto femra shkëlqejnë përherë kudo që shkojnë.

Makijazhi

Për sa i përket makijazhit, ato fillimisht duhet të zgjedhin një krem dhe një fondatinë për lëkurë mikse dhe paksa të yndyrshme, në mënyrë që lëkura të behet disi mat. Tek sytë ju shkojnë më shumë tonalitetet e lehta si: bluja, grija e hapur dhe roza pastel. Tek mollëzat, një nuancë roze ose portokalli do i tregojë edhe më bukur. Për buzë më të bukura, më mirë të zgjedhin një gloss me shkëlqim dhe ngjyrë. Maskat pastruese dy herë në javë nuk duhet t'i harrojnë asnjëherë. Femrat peshore duhet të kenë me tepër kujdes edhe për thonjtë dhe mire është qe t'i lyejnë ato me nuanca natyrale, french ose nude.

Parfumi

Parfumi që duhet të zgjedhin femrat e shenjës së peshores duhet të ketë aromë lulesh ose frutash të freskëta. Me përbërje: tulipani, jasemini, gardenia, lule portokalli, bajameje, molle, qershie, mangoje, avokadoje, limoni jeshil, orkideje të bardha, kumbulle, etj, parfumi do t’i bëjë këto femra edhe më tërheqëse dhe joshëse. /A.S-dritare.net