Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Çfarë thotë astrologjia për situatën e koronavirusit?

Çfarë thotë astrologjia për situatën e koronavirusit?

Astrologjia shpesh i parashikon me saktësi ato çfarë do të ndodhin në të ardhmen, por a e ka parashikuar ajo virusin e frikshëm që ka terrorizuar botën? Disa astrologë po. Bashkimi i Jupiterit, Plutonit dhe Saturnit pritej të sillte problem të mëdha. Jupiteri është planet me dy fytyra, pozitive dhe negative, Saturni lidhet me frikërat kolektive  e ankthin, ndërsa Plutoni është simbol i shkatërrimit dhe kufizimeve të shumta. Sipas disa astrologëve, që nga 16 marsi, një tjetër planet, Marsi, ka hyrë në orbitë dhe ai sjell përherë konflikte, fiks ashtu siç po ndodh. Me pak fjalë disa gjëra për situatën koronavirus ishin parashikuar.

Po çfarë mendohet të ndodhe më pas dhe a ka ndonjë ide se kur virusi do të marrë fund? Disa astrologë vënë edhe baste të mëdha e mendojnë se bllokimet e mëdha të njerëzve do fillojnë të përmirësohen pas datës 20 prill dhe përmirësimet më të mëdha do ndodhin pas datës 11 maj. Gjithsesi parashikohet që tremujori i fundit i vitit të ketë sërish probleme, pavarësish se nuk duket qartë nëse kjo lidhet me virusin apo jo. Le të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë.