
3 gabimet që nuk duhet të bëni për të joshur një mashkull Akrep
Dritare.net
Të nisësh një histori dashurie me një mashkull të shenjës së akrepit, nuk është shumë e lehtë. Shpesh do t’ju duhet të përshtateni me temperamentin e tij. Sa besnikë e të ndershëm, aq edhe posesivë e xhelozë, akrepat janë tejet misteriozë. Këto qenie të ndërlikuara duan pak durim t’i bësh për vete dhe duhet shpesh të përshtatesh. Ja tre gabimet që nuk duhet t’i bëni nëse doni ta bëni për vete.
Mos i tradhtoni kurrë
Nëse disa shenja astrologjike mundohen të falin, akrepat nuk e bëjnë kurrë. Posesivë dhe xhelozë nga natyra, këta meshkuj misteriozë e mbajnë shumë inatin kur bëhet fjala për tradhti. Të aftë për hakmarrjet më të këqija, ata janë të gatshëm t’iu bëjnë ta paguani shtrenjtë tradhtinë.
Mos ua kritikoni talentin në gatim
Meshkujt akrepa janë ndër kuzhinierët më të mirë. Nëpërmjet gatimit ata mundohen t’iu transmetojnë të afërmve dashurinë që ndiejnë për ta duke qenë se me fjalë e kanë të vështirë. Akrepat bëjnë të pamundurën për të përgatitur pjata të shijshme e të këndshme edhe në sy. Mos i kritikoni në këtë fushë sepse keni për t’i larguar nga vetja.
Mos ua vini në dyshim vullnetin
Ndonjëherë ekstremë në reagime, akrepat i duan arritjen dhe konkurrencën, shpesh më shumë sesa duhet. Ata e bëjnë çdo gjë me pasion dhe iu shkojnë deri në fund objektivave. Me pak vullnet akrepat gjejnë çelësat për t’ia dalë. Mos i kritikoni për këtë vullnet dhe dëshirë për të bërë diçka edhe sikur për pak kohë t’iu lënë në plan të dytë. Pasi t’ia dalin akrepat do të kthehen tek ju me më shumë dëshirë.
Disa gjëra të tjera që duhet të dini për meshkujt akrepa: Ata janë shumë të guximshëm dhe shpesh janë të parët që fillojnë punë që kanë rrezik. Këtë guxim e tregojnë edhe në pasuri pasi janë ata që hedhin hapin e parë. Gjithsesi nëse doni t’i mbani pranë, mos ua vini në pah këtë gjë pasi nuk ju pëlqen. Për ta guximi është i shenjtë. /A.S-Dritare.net

















