Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

10 defektet e personave të shenjës së Gaforres

10 defektet e personave të shenjës së Gaforres

Me emotivitetin dhe zemrën e madhe, gaforret janë shumë të pëlqyera, vetëm se cilësitë ë tyre mund të shndërrohen edhe në pika të dobëta. Lunatike, të pavendosur, kapricoze, ja 10 defektet më të mëdha të tyre.

1. Ndjeshmëria e tepërt

Një gjë është e sigurt, gaforret kanë tendencë të jetojnë ëndrra. Shumë emotivë, ata nuk i durojnë dot kritikat, mërziten, bëhen me ankth dhe shohin vetëm errësirën në tunel. Shpesh ata bëhen edhe subjekte depresioni.

2. Mbyllja në vetvete

Kur nuk arrijnë atë që duan ose kur jetojnë vetëm, gaforret kanë tendencë të mbyllen në vetvete dhe t'i qahen atij që shohin në pasqyrë. Dikush nuk ju jep vëmendje? Ata mërziten aq shumë saqë mund të bëhen paranojakë.

3. Prekja e tepërt

Qoftë në familje, kur janë me miqtë apo me kolegët, gaforret nuk durojnë dot kur dikush flet keq për ta. Duke qenë se fshehin kompleksin e inferioritetit, ata preken nga çdo fjalë negative.

4. Pavendosmëria

Duke pasur frikë nga përgjegjësitë dhe ndryshimet e mëdha, gaforret nuk janë të aftë të marrin vendime. Shpesh ata ndryshojnë mendim nga çasti në çast.

5. Pamaturia

Gaforret e kanë tmerr të mbeten vetëm dhe kjo i shtyn qe ndonjëherë të sillen si fëmijë për të qenë në qendër të vëmendjes. Kur kane nevojë për mbështetje ata kthehen menjëherë tek gjiri i nënës së tyre.

6. Kokëfortësia

Në jetë gaforret kanë tendencë të veprojnë në funksion të emocioneve vetëm se në disa raste perceptimet e tyre mund të jenë të gabuara. Sido që të jetë ata nuk do ta pranojnë kurrë gabimin dhe do tregohen kokëfortë.

7. Ana lunatike

Gaforret mund të duken shumë të këndshëm e të qeshur deri ne momentin kur dikush t'i kundërshtojë. Dhe në atë moment fillon drama. Ata mbyllen në vetvete dhe nuk preferojnë t'i flasin askujt.

8. Kapricot

Me nevojën konstante për siguri dhe vëmendje, gaforret bëhen edhe shumë kapricoze. Nuk bëhet fjalë për kaprico materiale, por për demonstrime afektive. Kur nuk marrin atë që duan ata fillojnë ankohen si fëmijë.

9. Nostalgjia

Ekstremisht të lidhur me fëmijërinë, gaforret kthehen shpesh tek e shkuara e tyre. Melankolike ato preferojnë më shumë të rimendojnë kujtimet e së kaluarës sesa të jetojnë plotësisht të tashmen. Në këtë mënyrë ata nuk janë më optimistët e zodiakut.

10. Mosbesimi tek të tjerët

Kur ndodhet në një spirale negative një gaforre ka tendencë të shohë të keqen kudo. Personat e kësaj shenje tregohen shumë mosbesues me të gjithë ata që takojnë. Edhe të afërmve nuk iu besojnë lehtësisht dhe duhen muaj të tërë njohjeje para se të krijojnë miq. /A.S-Dritare.net