Na ndiqni edhe në

Shëndet

Zakonet që ju bëjnë të shtoni në peshë

Zakonet që ju bëjnë të shtoni në peshë

Kombinimi i vakteve të shëndetshme, ushtrimeve të rregullta dhe një plani të menduar mirë për të humbur peshë mund të mos jetë i mjaftueshëm për t'ju ndihmuar të hiqni kilogramët e tepërt. Preferencat tuaja të ndryshme si për shembull mania mbas sportit apo palestrës, apo edhe përzgjedhja e rrobave mund të ngadalësojë ndjeshëm humbjen në peshë.

Ju injoroni vaktin e drekës

Disa njerëz e kapërcejnë vaktin e drekës sepse besojnë se kjo do u ndihmojë të humbasin në peshë, ndërsa disa të tjerë janë thjesht shumë të ënë dhe harrojnë të hanë. Kjo do ju bëjë të ndjeheni të lodhur dhe të stresuar, gjë që do ju shtojë dëshirën për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme më vonë. Përveç kësaj, kjo mund të çojë në çekuilibër hormonal që ju ndalon të digjni yndyrën.

Zakonet që ju bëjnë të shtoni në peshë

Ju shmangni karbohidratet dhe yndyrnat.

Sakrifikimi i ushqyesve të tjerë për më shumë proteina mund të rezultojë në probleme me zemrën, një sistem imunitar të dobësuar dhe mungesë të vitaminave. Përveç kësaj, mungesa e karbohidrateve të mjaftueshme dhe yndyrnave të shëndetshme në vaktet tuaja çekuilibron dietën tuaj dhe çon në shtim në peshë.

Zakonet që ju bëjnë të shtoni në peshë

Ju jeni shumë i ashpër me trupin tuaj.

Ushtrimet e rregullta jo vetëm që ju ndihmojnë për të arritur një trup të shëndetshëm, por është gjithashtu një mënyrë e mahnitshme për të ulur nivelin e stresit. Sidoqoftë, nëse ushtroheni shumë mund të rritet niveli i kortizolit. Kjo bën që trupi juaj të ruajë më shumë yndyrë dhe të dëshirojë më shumë ushqim. Rekomandohet të bëni rreth 150 minuta aktivitet të moderuar aerobik në javë.

Zakonet që ju bëjnë të shtoni në peshë

Ju preferoni të qëndroni në shtëpi.

Nëse nuk e ekspozoni trupin tuaj në dritën natyrore çdo ditë, mund të ruani gjithnjë e më shumë yndyrë. Sipas një studimi, kur drita e ditës depërton në lëkurën tonë, ajo gjithashtu arrin qelizat dhjamore. Pasi të ndodhë kjo, ata fillojnë të ruajnë më pak yndyrë sepse pikat e lipideve zvogëlohen në madhësi dhe lirohen nga qeliza. Kështu, përpiquni të dilni jashtë dhe të merrni dozën tuaj të shëndetshme të dritës natyrore.

Zakonet që ju bëjnë të shtoni në peshë

Ju e preferoni kafenë me qumësht.

Kafeja nuk do t’ju ​​prishë humbjen e peshës, por mos e shoqëroni me gjëra të tjera. Në vend të një filxhani të thjeshtë kafeje të zezë në mëngjes, shumë zgjedhin një pije të ëmbël me qumësht ose krem. Për krahasim, një filxhan kafe e zezë përmban vetëm 4 kalori, ndërsa një filxhan kapuçino me qumësht është 110 kalori. /S.F.-dritare.net

Zakonet që ju bëjnë të shtoni në peshë