Xhenxhefili dhe lëngjet plot vitamina për organizëm të fortë
Dritare.net
Nëse dëshironi t’i largoheni përfundimisht kthetrave të gripit dhe të ftohtit për këtë stinë, apo të forconi sistemin imunitar, atëherë duhet t’i jepni patjetër një shans xhenxhefilit dhe lëngjeve që e kanë atë përbërës të nevojshëm. Lëngjet që ju sjellim më poshtë janë të mbushura me vitaminë C dhe do e bëjnë organizmin tuaj të shkëlqejë nga pastërtia nga toksinat, si jashtë ashtu edhe brenda.
Stresi është një armik i fortë i organizmit dhe të kaplon në çdo moment të ditës. Për këtë arsye, vitamina C është mburoja më e mirë kundër sëmundjeve që shkakton stresi.
Stresi dëmton dhe lëndon sistemin imunitar, rrjedhimisht vitamina C është e para që nuk duhet të mungojë në ditën tuaj.
Nëse shtoni dozat e vitaminës C në rutinën tuaj të përditshme, sistemet natyrale të mbrojtjes do të jenë të pajisura me luftëtarë të mirëfilltë kundër të ftohtit, gripit dhe virozave bashkëshoqëruese.
Rrudhave nuk u shpëtojmë dot, por një dozë e mirë me vitaminë C e ruan paraqitjen rinore të lëkurës për më gjatë.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se 4000 femra të moshës 40-74 vjeç që konsumonin doza të larta të vitaminës C kishin gjasa më të pakta për shfaqjen e rrudhave dhe tharjen e lëkurës por edhe një paraqitje më të mirë të saj.
Vitamina C qetëson enët e gjakut, që do të thotë se me kalimin e kohës, mundet të mbrojë edhe nga arresti kardiak dhe të ulë tensionin e gjakut.
Kur merrni vitaminë C dhe hekur së bashku, vitamina ndihmon në përthithjen e hekurit në gjak.
Receta:
Xhenxhefil me mollë jeshile
Përbërësit
50 gramë sallatë jeshile
1 mollë e prerë në feta
Lëngu i një gjysëm limoni
Një copë (1.5 cm) xhenxhefil
1 lugë çaji me spirulina (opsionale)
1 gotë me ujë
1 gotë me kuba akulli
Ky lëng është i mbushur me vitamina dhe minerale që forcojnë sistemin imunitar. Lëngu është pak i thartë, por i ëmbël dhe pikant.
Xhenxhefili ofron antioksidantët që shkatërrojnë bakteret dhe luftojnë viruset e të ftohtit. Spirulina është një burim i pasur proteine, amino acidesh, fitoushqyesish, hekuri dhe vitaminave B. Sistemi imunitar do të jetë i fortë dhe shqisat do të kënaqen pa masë.
Kategoria: Pjesë e lëngjeve me pak kalori që forcojnë imunitetin dhe luftojnë inflamacionin.
Limonata me xhenxhefil
Përbërësit
1 filxhan me copa karrote
1 mollë e prerë
Lëngu i një gjysmë limoni
Një copë (1.5 cm) xhenxhefil
1 lugë gjelle me fara kungulli
1 gotë me ujë
1 gotë me kuba akulli
Limonata me xhinxher do ju falë shkëlqimin që ju mungon në organizëm. Karrota dhe molla përmbajnë vitaminat A dhe C që promovojnë një lëkurë të gjallëruar dhe rinore. Limoni dhe xhenxhefili zbusin dhe qetësojnë sistemin tretës. Farat e kungullit janë të pasura me magnez që ndihmon në promovimin e zhvillimit të kockave dhe mirëmbajtjen e tyre. Mund të ruani disa prej tyre për të zbukuruar gotën.
Kategoria: Pjesë e lëngjeve me pak kalori që forcojnë imunitetin, luftojnë inflamacionin dhe bëjnë organizmin të shkëlqejë./K.C/dritare.net