Na ndiqni edhe në

Shëndet

Vitamina D mund të jetë arma sekrete kundër Covid-19

Vitamina D mund të jetë arma sekrete kundër Covid-19

Burimi: The Telegraph

Kemi mbi 6 muaj që luftojmë me Covid-19 dhe kufizimet e vendosura prej tij. Ndërsa shpresojmë që të paktën të kemi një vaksinë të sigurt për të shpëtuar nga kjo e keqe, është koha të provojmë çdo gjë të arsyeshme për të ngadalësuar pandeminë. Ekziston një kimikat që dihet se është i sigurt, që u duhet shumë njerëzve, që historikisht i ka ndihmuar njerëzit të luftojnë sëmundjet e frymëmarrjes dhe është kaq i lirë: Vitamina D, informon dritare.net

Vitamina D mund të jetë arma sekrete kundër Covid-19

Dy studime kanë treguar një lidhje të fortë mes rezultateve të dobëta të koronavirusit dhe mungesës së vitaminës D. Vadim Backman, një nga autorët e studimeve tha se nëse mbajmë në nivele të shëndetshme vitaminën D, ka shanse të larta që të përgjysmohet niveli i vdekshmërisë. Në spitalin universitar "Reina Sofía" në Spanjë, u zhvillua një test, ku 50 nga 76 pacientëve me Covid-19 iu dhanë vitaminë D. 26 të tjerëve jo. 50% e atyre që nuk morën vitaminë D u shtruan në kujdes intensiv. Ndërsa vetëm një pacient që mori këtë vitaminë, u kërkua të shtrohej në terapi intensive.

Vitamina D mund të jetë arma sekrete kundër Covid-19

E thënë ndryshe, vitamina D zvogëloi rrezikun e një pacienti për të kërkuar kujdes intensiv me 25%./K.C/dritare.net