
Pjepri është një frut i pasur me ujë, vitamina dhe minerale. Përmbajtja e lartë e ujit dhe e kaliumit nxit punën e veshkave, ndihmon dedoksimin e organizmit.
Për shkak të vitaminave A dhe C, pjepri vepron si antoksidues, fibrat ushqyese që ka pjepri lehtësojnë tretjen. Për shkak të vlerave të ulëta kalorike është i shkëlqyer për secilin që dëshiron që gjatë verës të mbajë dietë. Këshillohet që pjeprin ta ruani në temperatura mesatare në firgorifer.
Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra. 90 % e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit./E.B-dritare.net

















