Na ndiqni edhe në

Shëndet

Vapa, ja disa këshilla për gratë shtatzëna!

Vapa, ja disa këshilla për gratë shtatzëna!

Gjatë vapës shtatzënia mund të jetë vërtet rraskapitëse, por ekzistojnë edhe disa mënyra që ti arratiseni vapës. Dritare.net sjell për ju disa këshilla:

Pini lëngje dhe ujë

Kjo këshillë vlen në fakt për të gjithë. Pirja e shpeshtë e ujit në verë, ndihmon në mbajtjen e trupit të hidratuar.

Lëvizni

Edhe pse i nxehti e bën edhe një shëtitje të thjeshtë shumë të rëndë, gratë cilat presin një fëmijë, nuk duhet të qëndrojnë vetëm ulur, por përkundrazi, duhet të lëvizin sa më shumë të mundin. Në këtë mënyrë, përmirësoni jo vetëm qarkullimin e gjakut, por edhe humorin. Ideale është të dilni në mëngjes herët ose në mbrëmje pas orës 19:00 në ndonjë vend të gjelbëruar.

Notoni

Noti është sporti ideal për t’u praktikuar gjatë shtatzënisë, sepse vë në lëvizje shtyllën kurrizore nga pesha e barkut. Ky sport ul fryrjen dhe peshën në këmbë. Ndaj noti është një zakon i mirë për t’u praktikuar deri në fund të shtatzënisë. E rëndësishme është të shmangni orët më të nxehta të ditës dhe të përdorni gjithmonë një mbrojtje të lartë kundra diellit.

Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime

Ushqyerja është thelbësore për të luftuar të nxehtin. Sidomos gjatë shtatzënisë duhet të shmangni ushqimet e rënda dhe vështirësish të tretshme dhe të preferoni frutat dhe perimet, të cilat përmirësojnë presionin e gjakut dhe rrisnin sasinë e lëngut amniotik. Ideale janë pjeshkat, kajsitë, pjepri, shalqiri, domatet, marulet dhe trangujt.

Kontrolloni shpesh tensionin

Gjatë shtatzënisë mund të vuani nga luhatjet e tensionit dhe me siguri, ndryshimet e papritura të temperaturave të kohëve të fundit, nuk ndihmojnë aspak në këtë pjesë. Ndaj, është mirë që ta kontrolloni shpesh presionin e gjakut, për të shmangur çdolloj problemi të pakënaqshëm./L.F-dritare.net