Na ndiqni edhe në

Shëndet

Vaksina e AstraZenecës del me gabim në prodhim dhe ekspertët kanë shumë pyetje!

Vaksina e AstraZenecës del me gabim në prodhim dhe ekspertët

AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit kanë pranuar një gabim prodhimi që po ngre pikëpyetje në lidhje me rezultatet paraprake të vaksinës së tyre eksperimentale kundër Covid-19, e cila ishte ndër kandidatet kryesore. Të mërkurën u publikua një deklaratë që tregon gabimin, disa ditë pasi kompania dhe universiteti i cilësuan testimet e vaksinave shumë efektive dhe nuk përmendi pse disa pjesëmarrës të studimit nuk morën aq vaksinë sa pritej në dy provat e para. Gabimisht, një grup vullnetarësh morën një dozë më të ulët dhe doli më efektive se ajo e plotë, informon dritare.net

AstraZeneca tha se në grupin e dozave të ulëta, vaksina ishte 90 për qind e efektshme. Në grupin që mori dy doza të plota, ishte 62 për qind efektive. Të kombinuara, prodhuesit e ilaçeve thanë se vaksina është 70 për qind e efektshme.

Vaksina e AstraZenecës del me gabim në prodhim dhe ekspertët

Por mënyra sesi janë arritur dhe raportuar rezultatet nga kompanitë ka çuar në pyetje të theksuara nga ekspertët. Rezultatet e pjesshme të njoftuara të hënën janë nga studime të mëdha në vazhdim në Mbretëri të Bashkuar dhe Brazil të dizajnuara për të përcaktuar dozën optimale të vaksinës, si dhe për të ekzaminuar sigurinë dhe efektivitetin. Kombinime dhe doza të shumta u testuan te vullnetarët. Ata u krahasuan me të tjerët që u bë vaksina e meningjitit ose u injektua salinë(kripë e lëngët)./K.C/dritare.net